Kokaina në portin e Durrësit/ Gjykata lë në burg dy kushërinjtë, 7 pakot porosi i priste në Angli vëllai i pronarit të furgonit

DURRES - Gjykata e Durrësit ka lënë në 'arrest me burg' Mentor Çunin dhe Arjan Doçin të arrestuar pasi në furgonin e tyre u gjetën  7 pako kokainë, me peshë 7.3 kg, e destinuar për tu dërguar në Angli.

Pakot u gjetën të fshehura në një vend të fshehtë poshtë sediljes së shoferit gjatë kontrollit me skaner në portin e Durrësit mbrëmjen e 24 majit 2024.

Mësohet se porositësi Fatbardh Çuni pronari i linjës “Bledi Travel’ që merrej me transportin e mallrave të emigrantëve nga Shqipëria drejt Anglisë. Biznesi ishte regjistruar në Angli ku Fatbardhi jetonte prej 11 vitesh. Vëllanë e tij Mentori dhe djalin e tezes, Arjanin i kishte punësuar si shoferë të furgonit.

Sakaq hetimet bënë që të shpallet në kërkim dhe Fatbardh Çuni, pronari i agjencisë që kryente transport mallrash dhe produktesh të ndryshme si porosi emigrantësh në itenerarin Shqipëri-Itali-Angli dhe anasjelltas. 

Nga dëshmia e Mentorit në gjykatë mësohet se I ka dhënë dikujt furgonin dhe e ka marrë mbrapsht pas dy ditëve. Gjatë kësaj kohe është futur dhe ngarkesa brenda.

“ E dija që do të bëhej dicka e pistë por nuk e dija saktësisht” ka thënë ai.

Të tre janë me origjinë nga Hasi ndërsa banojnë në Tiranë. Avokati i tyre ka kërkuar garanci pasurore ose arrest shtëpie për klientët e tij, por kërkesa nuk është marrë në konsideratë nga prokurori dhe gjykatëse Entela Shedula të cilët lanë në fuqi masën e arrestit me burg.

S.G/Xh.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Berisha me gratë demokrate të LDG: Kjo është qeveria e Luciferit, shqiptarët kanë marrë arratinë! Ministret e Ramës pa forcë morale

Berisha me gratë demokrate të LDG: Kjo është qeveria e Luciferit, shqiptarët kanë marrë arratinë! Ministret e Ramës pa forcë morale