Kokaina, PD:Rama të përgjigjet për
laboratorin PS: Policia s'ka ngjyrime

Kokaina, PD:Rama të përgjigjet për<br />laboratorin PS: Policia s'ka ngjyrime
TIRANE -Qeveria dhe opozita janë përplasur sërish sot, kësaj radhe për aksionin e policisë në “Xibrakë” të Elbasanit, ku u arrestuan 9 persona dhe u sekuestrua një sasi e konsiderueshme lënde narkotike.

Deputeti i Partisë Demokratike në Elbasan, Luçiano Boçi tha se nuk ishte policia shqiptare ajo që zbuloi laboratorin, por policët partnerë.  Boçi akuzoi qeverinë dhe i kërkoi llogarie për destinacionin e parave të ardhura nga droga dhe përfshirjen e drejtuesve të organizatës në strukturat shtetërore

Por nga PS, deputeti i Besnik Bare  tha se opozita duhet të jetë realiste dhe të mbështetës, të paktën në ato raste kur Policia e Shtetit arrin suksese të padiskutueshme në luftën kundër krimit dhe trafikut. Bare ka pyetur PD se pse gjatë 8 viteve në pushtet  u la në liri të plotë.

 
Deklarata e plotë e deputetit demokrat, Luçiano Boçi
Ndërtimi i fabrikës së kokainës e në zemër të vendit e ka kthyer Shqipërinë në Kolumbi të Europës.  Prej një viti trafikantët gjetën të gjithë lehtësitë që u duheshin, autoritetet mbyllën sytë dhe veshët. Po të ishte për Edi Ramën, impianti do të vazhdonte të prodhonte drogë. Falë policive partnere u ndalua prodhimi dhe trafikimi i kokainës. Sot është mëse e qartë se instalimi i laboratorit të kokainës, që Edi Rama e cilëson me mburrje si më të madhin e më modernin në Ballkan, është shenjë tronditëse e kthimit të Shqipërisë në një Kolumbi të drogës. Jo vetëm për faktin se dy shtetas kolumbianë ishin të përfshirë në organizatë, por sidomos për faktin se një impiant i tillë i prodhimit të kokainës, arrin të ndërtohet e të funksionojë në zemër të Shqipërisë, me lehtësinë më të madhe. Duhet të jemi të qartë, se po të ishte për qeverinë tonë, për Edi Ramën dhe Saimir Tahirin, që dolën dje e rrahën gjoksin ku munden, kokaina do të vazhdonte të prodhohej e tregtohej në Europë. Po të ishte për ta, fabrika e drogës nuk do të ndalej asnjë cast, madje me siguri ajo do të rritej e do ta shtonte aktivitetin. Falë policive partnere, u arrit konstatimi dhe ndalimi i autorëve e sekuestrimi i laboratorit. Edi Rama dhe Saimir Tahiri nuk gjetën asnjë moment dje të tregonin të vërtetën, dhe as të falenderonin partnerët europianë, që jo vetëm sollën informacionin por dhe ndihmuan në suksesin e operacionit, kryesisht me faktin se mbajtën kontakte me një pjesë të strukturave tek të cilat ata kanë besim.

Deklarata e plotë e deputetit socialist, Besnik Bare
Dëshiroj t'i bëj sot një apel Partisë Demokratike. Një apel për të qenë më realiste dhe mbështetës, të paktën në ato raste kur Policia e Shtetit arrin suksese të padiskutueshme në luftën kundër krimit dhe trafikut.Është normale që opozita të kritikoje qeverinë, por opozita bëhet e pabesueshme kur e sulmon policinë pse ndërhyri në Lazarat, apo pse i dha fund një operacioni të fshehtë prodhimi dhe trafikimi lëndësh narkotike.Pyetja nuk është pse policia arriti me sukses të arrestonte dhe sekuestronte një laborator sekret droge. Pyetja është pse gjatë gjithë viteve të qeverisjes së PD një laborator i hapur, në natyrë, drogë, që nuk ishte mister për askënd, u la në liri të plotë.
Ndaj, përveç debateve politike të cilat edhe pse të tepruara janë deridiku normale, të paktën në suksesin e policisë le të jemi të bashkuar pasi lufta ndaj drogës dhe krimit nuk duhet të ketë ngjyrime politike.



Redaksia Online
(F.M/Shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Vlorë/ Makina plagos të miturin në Lungomare

Vlorë/ Makina plagos të miturin në Lungomare