Kokainë dhe heroinë/ Policia operacion në Tiranë, tre shpërndarësit bien në pranga

Kokainë dhe heroinë/ Policia operacion në Tiranë, tre shpërndarësit bien në pranga

Zona te Liqeni i Farkës

Policia e Tiranës ka finalizuar dy operacione për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e shpërndarjes së drogave të forta në doza të vogla.

Blutë e Tiranës sqarojnë se në një operacion të koduar “Farka” janë vënë në pranga F. L., 30 vjeç, banues në Elbasan dhe I. Z., 24 vjeç, banues në Tiranë.

Dy të arrestuarit në bashkëpunim me njëri-tjetrin shpërndanin lëndë narkotike kokainë, kryesisht gjatë mbrëmjes, në zonën pranë liqenit të Farkës.

Gjatë kontrollit të ushtruar në rrugën “Agush Gjergjevica”, policia i ka kapur në flagrancë me 11 gr. lëndë narkotike kokainë, 37 300 lekë dhe një sasi valute, që dyshohet se janë përfituar nga shitja e lëndës narkotike.

Po ashtu, në një operacion tjetër, policia e Tiranës bën me dije se është vënë në pranga S. H., 57 vjeç, banues në Tiranë.

57-vjeçari ushtronte veprimtari kriminale në fushën e shpërndarjes së lëndëve narkotike të forta, kryesisht heroine, në zonën e Alliasit, Tiranë.

Ai është kapur me doza me heroinë, me peshë 8.4 gr, ndërsa gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, u gjetën edhe 2 thika, qese farmaceutike, një peshore elektronike, 3 800 lekë dhe 3 aparate celulare, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

“Janë sekuestruar në total gjatë kontrolleve të ushtruara: 11 gramë lëndë e dyshuar kokainë, 8.4 gramë  lëndë e dyshuar heroinë, 6 aparate celulare, 2 thika, peshore elektronike, 41 100 lekë dhe një sasi valute, të dyshuara të përfituara nga shitja e lëndës narkotike.”, thuhet në njoftimin e policisë së Tiranës.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Rama në ceremoninë e nderimit të Ali Ahmetit nga bashkia e Tiranës

Rama në ceremoninë e nderimit të Ali Ahmetit nga bashkia e Tiranës