Kokainë dhe lekë, si u kap në befasi nga policia shpërndarësi i drogës

Kokainë dhe lekë, si u kap në befasi nga policia shpërndarësi i drogës

TIRANË- Policia e Tiranës ka vënë në pranga ditën e sotme një person, i cili shpërndante lëndë narkotike.

Bëhet fjalë për shtetasin me iniciale M. B., i cili është konstatuar nga blutë duke qëndruar në një parking në rrugën “Kongresi i Lushnjës” me një çantë të zezë të cilën e kishte lënë në tokë.

Gjatë kontrollit të ushtruar nga policia, i janë gjetur në çantë disa qese me kanabis sativa, dy qese pluhur e dyshuar Kokainë si dhe 23600 lekë (të reja) të dyshuara të përfituara nga shitja e lëndës narkotike.

Njoftimi i plotë:

Goditet një tjetër rast i shpërndarjes së lëndës narkotike në doza të vogla.

Finalizohet nga Komisariati i Policisë Nr 2 në bashkëpunim me Forcën e Posaçme "Shqiponjat" dhe Seksionin për Hetimin e Narkotikëve,  operacioni  policor "Parkingu".

Operacioni në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme për parandalimin dhe goditjen e shpërndarjes së lëndëve narkotike në doza të vogla.

Sekuestrohet lëndë e dyshuar narkotike dhe një shumë lekësh të dyshuara të përfituara nga shitja e lëndës narkotike.

Në pranga personi  që shpërndante lëndën narkotike.

Në vijim të punën për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e  veprimtarisë kriminale në fushën e shpërndarjes së lëndëve narkotike në doza të vogla, Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr.2 në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme "Shqiponja”  dhe Seksionin për Hetimin e Narkotikëve bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit: M. B.

Ky shtetas është konstatuar nga shërbimet e Policisë duke qëndruar në një parking në rrugën “Kongresi i Lushnjës” me një çantë të zezë të cilën e kishte lënë në tokë.

Gjatë kontrollit të ushtruar këtij shtetasi i janë gjetur në çantë disa qese me lëndë të dyshuar narkotike të llojit kanabis, dy qese pluhur e dyshuar Kokainë  si dhe 23600 lekë (të reja) të dyshuara të përfituara nga shitja e lëndës narkotike, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë për veprën penale ”Prodhim dhe shitje narkotikësh”.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Edison Ypi: Pyetja e Adit

Edison Ypi: Pyetja e Adit