Kokainë dhe xhepat mbushur me euro e lekë, kapet duke pirë kafe shpërndarësi nga Kavaja (VIDEO)

Një 51-vjeçar u arrestua nga Policia në Kavajë, pasi u kap në flagrancë me kokainë, vlera monetare të cilat janë përfituar nga shitja e drogës, dhe aparate celularë që i përdorte për komunikimet me klientët.

N.B lindur në Kavajë, u arrestua në një lokal tek Pedonalja e qytetit të Kavajës, ku policia i gjeti gjatë kontrollit fizik dhe në banesë, 27 doza kokainë, 740.000 lekë, 1000 euro, dy aparate celulare dhe një automjet.

Ai shpërndante kokainë në doza të vogla. Pasi siguronte klientelë përmes bisedave telefonike, ai jua shpërndante kokainë duke ja çuar vetë me makinë në vendet ku ata ndodheshin.

51-vjeçari do të hetohet nga Prokuroria e Kavajës për veprën penale të “Prodhimi dhe shitja e lendëve narkotike".

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Presidentja Osmani: NATO mbetet aleat i pazëvendësueshëm, anëtarësimi prioritet strategjik për Kosovën

Presidentja Osmani: NATO mbetet aleat i pazëvendësueshëm, anëtarësimi prioritet strategjik për Kosovën