Kokainë, hashash, plumba dhe mijëra euro/ Arrestohen dy vëllezërit shqiptarë në Milano

Kokainë, hashash, plumba dhe mijëra euro/ Arrestohen dy vëllezërit shqiptarë në Milano

Eurot, plumbat dhe droga e sekuestruar dy vëllezërve shqiptarë

Dy shqiptarë janë arrestuar në Milano të Italisë, pasi iu janë gjetur në banesën e tyre një sasi droge e llojit kokainë e ndarë në doza, hashash, marijuanë, 98 plumba, si dhe një sasi parash prej 63 mijë e 380 euro.Mediat italiane nuk japin detaje për identitetin e tyre.

Dy shqiptarët u arrestuan pas një raportimi në aplikacionin e policisë italiane, “Youpol”. Dy shqiptarët ishin vëllezër me njëri-tjetrin, përkatësisht 49 dhe 41 vjeç. Njëri prej tyre jetonte në Milano ndërsa tjetri në Cologno Monzese, në periferi të qytetit. Policia ka zhvilluar kërkime në shtëpinë e tyre, ku u gjetën 63.380 euro, 263.4 gram kokainë, 1.430 gram hashash, 220 gram marihuanë, 98 plumba kalibri të ndryshëm dhe tre peshore.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë