Kokainë në anijen me qymyr nga Kolumbia, përfundon kontrolli! U sekuestruan 59 kg drogë! Asnjë në pranga
Gjatë kontrolleve të anijes
59 kilogramë drogë ka rezultuar se ka pasur në anijen që vinte me qymyr nga Kolumbia dhe që u ndalua të martën në Portin e Durrësit. Deri tani nuk ka asnjë i arrestuar, ekuipazhi i anijes u mor në pyetje dhe u la i lirë. Qymyri ishte porositur nga një kompani turke që operon në Shqipëri. Kontrolli është bërë edhe me polumbarë dhe pajisje lokalizuese për kokaine e qen antidroge.
ReportTv mësoi më herët se informacionet për praninë e drogës në anije janë përcjellë nga DEA amerikane zyra kundër drogës, ndërsa pritet që brenda ditës së nesërme të ketë edhe një njoftim zyrtar për ecurinë e operacionit.
Prej 16 Majit, kur kanë kaluar 48 orë ende nuk ka asnjë person të arrestuar, anija është sekuestruar, ndërsa stafit të anijes i është ndaluar largimi nga Shqipëria. Burime nga grupi hetimor bënë me dije se pjesa më e madhe e qymyrgurit që ndodhej në bordin e anijes siç dhe shihet në foto, ishte porositur nga një kompani shqiptare që operon në biznesin e kromit.
Kokaina u gjet në hambarin e anijes "Unistream" me flamur të Antigua Barbuda nga Ishujt Karaibe. Ajo ishte e ndarë në 53 pako, në 2 çanta dhe deri më tani bëhet fjalë për 59 kg. Policia bëri kontroll me qen antidrogë, por nuk e pikasën kokainën, për pasojë deri tani është kontrolluar 80% e qymyrit.
Kjo nuk është hera e parë që kapet drogë në Portin e Durrësit. Hera e fundi ishte vetëm pak javë më parë, më konkretisht në 5 prill 1 kg heroinë, teksa ndër sasitë më të mëdha ka qenë ajo në janar ku u kapën 119 kg kokainë të ngarkuara me kamionët me banane.
K.T./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Komision hetimor vetëm për çështje konkrete,jeni dakord me propozimin e PS?
-
Po
69.5%
-
Jo
24.3%
-
Nuk e di
6.2%
Vota total: 2408
Lajme të tjera
-
Durrës/ Përplasi policin në vijat e bardha, zbardhet dëshmia e shoferit
1 Dhjetor, 18:21
-
Makina përplasi policin te vijat e bardha në Durrës, Balla: Do propozoj paketë ligjore për të goditur më ashpër shkelësit e rregullave të qarkullimit
1 Dhjetor, 13:12
-
Durrës/ Kreu 3 vjedhje brenda 10 ditësh, pranga 32-vjeçarit
1 Dhjetor, 13:08
-
Kolumbi/ I dyshuar për lidhjen me mafian kalabreze, arrestohet bosi italian i 'Ndrangheta'
1 Dhjetor, 09:32
-
Moti i keq, pezullohet lundrimi për tragetet Vlorë-Brindisi si dhe Durrës - Bari në të dyja drejtimet (VIDEO)
1 Dhjetor, 09:18
-
Te vijat e bardha para drejtorisë së policisë, pamje nga vendi ku u përplas polici në Durrës
30 Nëntor, 20:16
-
Durrës/ Po kalonte vijat e bardha, shoferi i dehur përplas me makinë policin 20 vjeçar para drejtorisë së policisë! Efektivi në spital (EMRAT-VIDEO)
30 Nëntor, 19:34
-
EUROPOL aksion në të gjithë Evropën! Edhe Shqipëria e Kosova pjesë e operacionit! Sekuestrohen armë e drogë! Trafikantët u gjurmuan në aplikacione, mijëra kontrolle
30 Nëntor, 17:59
-
Morën peng me ‘BMWX6’ 30 vjeçarin për borxhin 6 mijë paundësh për drogën në Britani! Gjykata e Durrësit lë në burg 3 të arrestuarit
30 Nëntor, 17:17
-
Nesër moti i keq, pezullohet linja Durrës - Bari e anasjelltas dhe Vlorë - Brindizi e anasjelltas! Sarande-Korfuz do vijojë normalisht
30 Nëntor, 13:34
-
Kavajë/ 54-vjeçari tenton të vrasë 33-vjeçarin pas një sherri, e godet më sëpatë në kokë! Dërgohet te Trauma, pranga autorit
30 Nëntor, 11:48
-
EMRAT/ Trafik heroine Turqi-Shqipëri-Itali, mbyllen hetimet për 4 shqiptarët! Kush ishte ‘koka’ e grupit
29 Nëntor, 13:00
Duhet te kishin arrestuar ekuipazhin,droga me siguri eshte fshehur prej ndonjerit prej tyre,por tani bejne //te paditurin//.Mire do te ishte qe info.t'ju dergohej dhe vendeve te origjines se ekuipazhit.Org.e policise e drejtesise atje dine vete pastaj si t'i zberthejne keta.
Përgjigju