Kokainë në klubet e natës në Tiranë, pranga 2 të rinjve që shpërndanin drogën! Në kërkim bashkëpunëtori i tyre! Para dhe 3 makina të sekuestruara

Kokainë në klubet e natës në Tiranë, pranga 2 të rinjve që shpërndanin drogën! Në kërkim bashkëpunëtori i tyre! Para dhe 3 makina të sekuestruara

Mjetet e sekuestruara

TIRANË- Arbër Bardhi, 25 vjeç dhe Vilson Çepele 38-vjeç kanë rënë në pranga pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin dyshohet se kanë shpërndarë doza të dograve të forta kryeqytet, kryesisht në lokalet e natës.

Në kërkim është shpallur dhe një 26-vjeçar me iniciale E. Ç., i cili rezulton të jetë gjithashtu i përfshirë në shitjen e kokainës me dy të rinjtë e tjerë. Atyre u është gjetur dhe u është sekuestruar një sasi lënde e dyshuar narkotike kokainë prej 400 gramësh, një shumë parash 76 800 lekë dhe 175 euro, të cilat  janë përfituar nga aktiviteti kriminal.

3 të rinjve u janë sekuestruar po ashtu dhe 3 makina luksoze. Gjithashtu policia sekuestroi edhe një tabelë policie, 5 aparate celulare e peshore elektronike mjete të cilat i përdornin të rinjtë për të kryer shpërndarjen e kokainës në lokalet e natës në Tiranë. 

Vijon puna për kapjen e 26-vjeçarit të shpallur në kërkim. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim.

S.C/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kazakistan/ Rrëzohet avioni me 70 pasagjerë në bord! 6 të mbijetuar

Kazakistan/ Rrëzohet avioni me 70 pasagjerë në bord! 6 të mbijetuar