Kokainë nga Kolumbia në BE/ Zbulohet shqiptari bashkëpunëtor i Dritan Gjikës! SPAK i sekuestroi pasuritë 3 muaj më parë

Kokainë nga Kolumbia në BE/ Zbulohet shqiptari bashkëpunëtor i Dritan Gjikës! SPAK i sekuestroi pasuritë  3 muaj më parë

Zbulohet emri i një tjetër shqiptari i cili akuzohet se është pjesë e rrjetit të trafikut të drogës nga Kolumbia drejt Ekuadorit më pas në BE, që drejtohej nga Dritan Gjika.

Mediat spanjolle bëjnë me dije se bashkëpunëtor i Gjikës ishte Erjet Strefi.

Strefi nuk është një emër i panjohur për drejtësinë shqiptare pasi pak kohë më parë SPAK urdhëroi sekuestrimin e 6 pasurive të tij.dhe të të afërmeve të tij në vitin 2023.

Ai është i shpallur në kërkim që prej vitit 2019 për drogë. Në vitin 2016, Strefi prodhoi dhe tregtoi në bashkëpunim me një organizatë kriminale metamfetmatinë në Çeki e Holandë.

Pasuritë e konfiskuara:

1. Pasuri e paluajtshme vilë 2 katëshe në Dhërmi, në kompleksin turistik “Ionian Olea”, me sipërfaqe totale ndërtimi 151,8 m² dhe sipërfaqe totale trualli 217,16 m², në pronësi eventuale të shtetases E.S;

2. Pasuri e paluajtshme e llojit apartament, me sipërfaqe 56.20 m², në Selitë, Tiranë, në pronësi të shtetasit Erjet Strefi;

3. Pasuri e paluajtshme e llojit apartament, me sipërfaqe 74.40 m², në Selitë, Tiranë, në pronësi të shtetasit Erjet Strefi;

4. Pasuri e paluajtshme e llojit tokë arë, me sipërfaqe  500 m², në fshatin Krutje e Poshtme, Lushnje,me bashkëpronarë shtetasit J.S dhe H.S.

5. Pasuri e paluajtshme e llojit tokë arë, me sipërfaqe  500 m², në fshatin Krutje e Poshtme, Lushnjë, me bashkëpronarë shtetasit J.S dhe H.S.

6. Pasuri e luajtshme autoveturë e markës “BMË”, tipi: 3D, vitprodhimi 2012, në pronësi të shtetasit N

Mafia shqiptare në  Kolumbi e cila drejtohet nga Dritan Gjika u godit në shkurt të  këtij viti në një megaoperacion të quajtur “Pampa”.

Rrjedhja e informacionit të klasifikuar nga një hetim për trafik droge , ku përfshihej mafia shqiptare , Danilo Carrera , kunati i ish-presidentit Guillermo Lasso , dhe miku i tij Rubén Cherres , shkaktoi një skandal në vend, në fund të vitit 2022.

Në mënyrë të dyshimtë, Prokuroria e kishte mbyllur atë hetim në bazë të një raporti të policisë. Megjithatë, mbetën dyshime nëse ndikimi politik ka vepruar në mënyrë që ky hetim të mos përparojë.

Në dhjetor 2022, kur shpërtheu skandali, Fernando Villavicencio , i cili në atë kohë ishte asambleist dhe kryesonte Frontin Parlamentar Kundër Korrupsionit (FPA), udhëhoqi përgatitjen e një raporti për të ashtuquajturin rasti León de Troya . Ai dokument dha një pasqyrë mbi funksionimin e mafies shqiptare në Ekuador dhe zbuloi disa emra që tani janë të përfshirë në çështjen Pampa.

Për shembull, në atë raport janë përmendur tashmë kompanitë Agricomtrade, Cannmaná dhe CarniProduccion; si dhe Dritan Gjika, Rubén Cherres, Julio Lalangui dhe Jonnathan Landívar. Villavicencio u vra në gusht 2023, kur ai po përpiqej të arrinte Presidencën e Republikës.

Krahas hetimit për kompanitë e përdorura nga shqiptarët dhe Cherres si front për operacionin e trafikut të drogës, Villavicencio dhe FPA iu afruan edhe lidhjeve të mundshme kriminale të këtij grupi.

Nëpërmjet intervistave me burime konfidenciale, sipas dokumentit, Fronti Parlamentar identifikoi një organizatë kriminale që vepronte në Guayaquil që drejtohej nga Adolfo Macías, i njohur ndryshe si 'Fito' dhe Samir Maestre, i njohur ndryshe si 'Samir' .

 'Fito' është drejtuesi i Los Choneros dhe në fund të vitit 2023 ai u arratis nga burgu rajonal i Guayas. Aktualisht ndodhet në arrati. Ndërsa 'Samir' komandonte Mafia-18 , derisa u vra në tetor 2023.

'Samir' ishte trashëgimtari i territoreve dhe rrugëve të trafikut të drogës që i përkisnin Leandro Norero, alias 'El Patrón' , pasi u vra në burgun Cotopaxi, në tetor 2022. Nga ai burg, Norero menaxhoi një strukturë korrupsioni që përfshinte gjyqtarë, polici, një ministër etj.

'Fito' dhe 'Samir', në këtë strukturë kriminale, ishin biznesmenë shqiptarë si Gjika dhe si Cherres, Lalangui dhe Landívar.

Sipas burimeve të cituara nga Villavicencio, 'Samir' kontrollonte portin e Guayaquil.

K.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja