Policia italiane ka goditur dy grupe të trafikut të kokainës nga Amerika Latine në drejtim Italisë. Në pranga ranë 12 persona, mes tyre 2 janë shqiptarë, njëri prej të cilëve Eduart Shuli, ndërsa tjetri me inicialet S.E. Operacioni është zhvilluar në Bolonja, ndërsa mes të arrestuarve është dhe një kapo i tifozerisë së skuadrës së këtij qyteti.
Në operacion morën pjesë mbi 100 forca policie, pas një hetimi prej vitit 2016. Banda e trafikonte kokainën nga Kolumbia dhe Peruja në Spanjë me destinacion final Italinë. Nga hetimet është zbuluar se bandat e fshihnin drogën në valixhe me fund të dyfishtë, por edhe në formë paste ose pluhur.
Anëtarët e dy grupeve kriminale komunikonin shumë pak me telefon për të shmangur zbulimin, por në fund u goditën pas hetimit gati 3-vjeçar. Kokaina pas mbërritjes në Bolonja, ku ishte baza shpërndahej më pas në qytete të tjera të Italisë.