Jo vetëm në Dhërmi ku u zbulua një fole kokaine e brenda saj 107 doza gati për shitje me vlerë 10 mijë euro, por edhe në Sarandë policia sekuestron 4 gr të tjera.
Policia e Vlorës thotë se arrestoi brenda ambienteve të një lokali shtetasin Marjo Kola, 42 vjeç banues në Sarandë, me detyrë menaxher dhe banakier në këtë lokal.
Gjatë kontrollit të ushtruar në banakun e këtij lokali, u gjet dhe u sekuestrua 4 gramë lëndë narkotike e dyshuar si "Kokainë". Nuk dihet nëse lëndën narkotike e kishte për përdorim vetjak apo për ta shpërndarë në lokalin ku punonte për klientët VIP që mund ta kenë frekuntuar.
Materialet iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.