“Kokainën e marrin vetë në Kolumbi”/ Ja si e morën shqiptarët kontrollin e tregut të drogës në Britani

“Kokainën e marrin vetë në Kolumbi”/ Ja si e morën shqiptarët kontrollin e tregut të drogës në Britani

Foto ilustruese

Shqiptarët dominojnë tregun e kokainës në Mbretërinë e Bashkuar. Sipas autoriteteve britanike shqiptarët kanë kontrolluar tregun, pasi kontaktojnë vetë direkt me grupet në Amerikën Latine në Kolumbi për të marrë kokainën.

Tony Saggers, ish-kreu i hetimit të drogës në Agjencinë Kombëtare të Krimit (NCA), tha se suksesi i jashtëzakonshëm i kriminelëve vjen, pasi përdorin “modelin Amazon”  duke ofruar produkte me cilësi të lartë më çmimin më të ulët të mundshëm, ndërkohë që fitimet janë të jashtëzakonshme.

Kjo ka bërë që shqiptarët ta ulin çmimin nga 45 mijë paund në 30 mijë paund brenda këtyre 5 viteve të fundit. Ish-kreu i hetimit të drogës në Agjencinë Kombëtare të Krimit tregoi edhe skemën sesi çmimi i kokainës rritet gradualisht nga Kolumbia ku merret, transporti në portet e Amerikës Latine dhe dërgimi në portet e Holandës dhe deri destinacionin final në Britaninë e Madhe.



 

Shkrimi te “The Sunday Times” dhe harta që tregon çmimin e kokainës si rritet pasi merret nga Amerika Latine

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë