Kokëdhima: Akuzat e Lu ndaj meje
intriga të politikanëve të Tiranës 

Kokëdhima: Akuzat e Lu ndaj meje<br />intriga të politikanëve të Tiranës 
TIRANE - Ish-deputeti Koço Kokëdhima i cilësoi akuzat e ambasadorit amerikan ndaj tij, si intriga të politikanëve të Tiranës. Në një deklaratë për mediat, Kokëdhima tha se akuzat janë tërësisht të pavërteta dhe sipas tij janë ndikuar nga njerëzit që goditën mandatin e tij në Kushtetuese.
 
"Kurrë nuk kam pasur funksione shtetërore përveç këtyre më pas se 3 viteve kur isha deputet në jug të vendit. Këto deklarata krejtësisht të pavërteta të bëra nga ambasadori Lu janë të ndikuara nga ata njerëz që goditën mandatin tim dhe nga arsenali i jashtëzakonshëm i shpifjeve dhe intrigave të politikanëve të Tiranës, të cilët nxijnë njëri-tjetrin, sa në një ambasadë, në një tjetër. Fatin e karrierës time në politikë nuk do ta vendosin intrigat dhe goditjet e ulëta të politikanëve të Tiranës. Vetëm qytetarët e këtij vendi do ta vendosin të ardhmen time në politikë."- deklaroi Kokëdhima.
 
Pa dhënë emra konkretë, ish-deputeti hodhi akuza se disa diplomatë shantazhojnë deputetët në Tiranë. Sipas tij, është e papranueshme që Shqipëria kërkon të anëtarësohet në Bashkimin Europian dhe nga ana tjetër të trajtohet si protektorat.
 
"Gjithmonë më kanë shqetësuar rastet e shfaqjes së një roli të pazakontë e me dy standarde nga një pjesë e ambasadorëve të huaj në Shqipëri. Me imponimin publik të pikëpamjeve të tyre, me shantazhet ndaj deputetëve për t’i influencuar ata në votën e tyre të lirë, me ndërhyrjet për të ndikuar vendimmarrjet e organeve të drejtësisë e atyre shtetërore në Shqipëri, si dhe me akuzat e personalizuara pa prova e pa baza për vepra penale të supozuara të jenë kryer nga individë të caktuar në Shqipëri, këta diplomatë e vënë veten jashtë Konventës së Vjenës të prillit 1961, që rregullon marrëdhëniet diplomatike dhe pozicionin e diplomatëve në shtetin pritës."- tha ai.

"Shqipëria është shtet i pavarur, ne jemi një vend sovran dhe zyrtarët tanë kanë përgjegjësi të sillen si përfaqësues të një vendi sovran. Shqipëria nuk mund të jetë njëkohësisht edhe shtet që synon të anëtarësoret në BE dhe të trajtohet si protektorat." - deklaroi Kokëdhima.
 
Dy ditë më parë, Ambasadori i SHBA, Donald Lu duke iu përgjigjur pyetjeve të qytetarëve në Facebook foli emra konkretë politikanësh të korruptuar duke përmendur Koço Kokëdhimën, Xhelilin, Frrokun, Muhametin, Petrajn dhe Ndokën.
 
Ambasadori i SHBA gjatë pyetjeve për dekriminalizimin në Shqipëri u shpreh se "U kemi thënë lamtumirë një numri politikanësh të korruptuar dhe kriminalë - në mesin e tyre, më vijnë në mend Xhelili, Frroku, Muhameti, Petraj, Ndoka dhe Kokëdhima"

(er.nu/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Australi, program kundër izolimit social

Australi, program kundër izolimit social