Ish-deputeti i PS, Koço Kokëdhima ka shpërndarë në rrjetet sociale, një video-mesazh me rastin e Festës Kombëtare të Pavarësisë.
 
I pozicionuar përpara kameras, Kokëdhima lexon një tekst, i cili kuptohet lehtësisht që nuk është shkruar nga ai. Vetë përqendrimi i Kokëdhimës tregon qartë që s'është i familjarizuar me tekstin "guerrilas". 
 
Më shumë se kaq, është mesazhi që përcjell Koço i cili duket se kërcënon me revolta, për t'u "çliruar" nga ajo që ai e quan "diktatura e skamjes".
 
"Shqipëria do luftojë si kurrë më parë, për tu çliruar nga diktatura e skamjes, injorancës, paaftësisë dhe padrejtësisë, nga tirania e korrupsionit dhe hashashit", thotë Kokëdhima.   

Pikëpyetje mbetet se kush është autori i këtyre rreshtave revolucionarë që lexon ish-deputeti socialist, i zhveshur nga çdo funksion drejtues në PS, pas heqjes së mandatit të deputetit nga Gjykata Kushtetuese.