KOKSH mirënjohje për kampionët
e Botës, Romela Begaj e Godellin

KOKSH mirënjohje për kampionët<br />e Botës, Romela Begaj e Godellin
Presidenti i KOKSH, Viron Bezhani dhe përfaqësues të Komitetit Ekzekutiv pritën ekipin e Peshëngritjes pas rezultateve mjaft të mira që arritën në kampionatin botëror të Kazakistanit. Bezhani falenderoi Daniel Godellin dhe Romela Begajn për rezultatet dhe u dorëzoi titullin e Mirënjohjes.

“Është një kënaqësi që kemi të pranishëm dy nga sportistët tanë më të mirë në peshëngritje, të cilat na nderuan me paraqitjen në Kazakistan. Shpresoj që paraqitja e mirë të pasohet me medalje edhe në Lojërat Olimpike të Brazilit më 2016. Mbështetja për sportin e peshëngritjes nga KOKSH nuk do të mungojë” deklaroi Bezhani. Ndërsa kreu i FSHP, Gjoza së bashku me Godellin dhe Begajn falënderuan KOKSH-in për vlerësimin.


d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Krijohet dhe 'Djathtas', a do i mbështesni partitë e reja në 2025?



×

Lajmi i fundit

Zyrtari i lartë i Partisë Komuniste të Kinës e viziton Serbinë

Zyrtari i lartë i Partisë Komuniste të Kinës e viziton Serbinë