KOKSH shpall 10 sportistët e vitit 
​Qerimaj: Çfarë kriteresh duhen?

KOKSH shpall 10 sportistët e vitit <br />​Qerimaj: Çfarë kriteresh duhen?<br>
Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar shpalli dje 10 sportistët më të mirë të vitit 2017. Në përzgjedhjen e tyre, KOKSH-i kishte parasysh pjesëmarrjen në aktivitetet kombëtare e ndërkombëtare, si dhe rezultatet e arritura në disiplina të ndryshme nga çdo sportist.

Sipas radhitjes në vend të parë është Luiza Gega, kampionia dhe rekordmenia e atletikës shqiptare. Izmir Smajlaj, kampion Europe në kërcimin së gjati. Më tej, në xhudo, sportisti më i mirë shpallet Jon Vrenozi kampion në xhudo në peshën deri 73 kilogramë. Në mundje si sportisti më i mirë u shpall Ergent Prizreni, ndërsa në pingpong u shpall si sportistja më e mirë Liridona Rexha nga Durrësi, një sportiste e klubit Teuta. Në not, sportisti më i mirë u shpall Nikol Merizaj, ndërsa në karate Elord Gjana. Boksieri shkodran Krenar Zeneli shpallet si më i miri në këtë sport.

Volejbollistja e talentuar e kombëtares sonë, e cila aktualisht luan në kampionatin italian të volejbollit, Erblira Bici, u shpall si sportistja më e mirë në sportin e lojërave me dorë. Më së fundmi, si sportisti më i mirë për basketbollin shqiptar u shpall Endrit Hysenagolli i klubit të Tiranës.

Ajo që bie në sy është mungesa e peshëngritësve. Pikërisht për këtë çështje, ka reaguar ashpër Erkand Qerimaj: “Të jesh sportisti më i mirë në Shqipëri për 2017-n, në renditjen e ranklistës së Federatës Botërore të Peshëngritjes. Të marrësh medalje në Europian, të jesh medalist botëror si i 3-i në botë, nuk mjafton të futesh në 10 sportistët më të mirë në Shqipëri. S’e kuptoj çfarë kriteresh duhen që të jesh në 10 sportistët më të mirë? Turp për Federatën, po edhe për Komitetin Olimpik”.

l.q/Shqiptarja.com

 

  • Sondazhi i ditës:

    Djegin karriget dhe sende drejt Spiropalit, si e vlerësoni aksionin e PD?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Partitë e reja dështojnë sepse, populli voton por Rama-Berisha numëron

Spahiu: Partitë e reja dështojnë sepse, populli voton por Rama-Berisha numëron