KOKSH shpall sportistët fitues të
bursave olimpike për “Rio 2016″

KOKSH shpall sportistët fitues të<br />bursave olimpike për “Rio 2016″
Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar ka prezantuar sportistët që kanë përfituar bursën Olimpike  “Rio 2016″. Në zyrat e Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar u bë nënshkrimi i kontratave nga sportistët përfitues, Federatave përkatëse dhe KOKSH. Të pranishëm në ceremoni ishin sportistët e përzgjedhur nga projekti, të cilët do të synojnë kualifikimin për Lojërat Olimpike “Rio 2016”, titullarë të Federatave përfituese përkatëse dhe anëtarë të Komsionit Teknik të KOKSH.
 
Presidenti i KOKSH z. Viron Bezhani së bashku me kryetarin e Komisionit Teknik Gjergj Ruli bënë thirrje që institucione të tjera ti bashkëngjiten këtij programi për të bërë të mundur që edhe sportistë të tjerë të kenë mundësinë për t’u kualifikuar në Rio 2016.
 
Këto bursa janë të vlefshme për periudhën Shtator 2014 – Gusht 2016 dhe kanë si qëllim kryesor mundësimin e kushteve optimale për stërvitjen e sportistëve potencial për t’u kualifikuar për në Lojërat Olimpike Verore “Rio 2016”. Sportistët do të përfitojnë një shumë mujore prej 1000 USD e cila do të jetë në funksion të një trajnimi dhe trajtimi më cilësor më qëllim që sportistët të kapin normën kualifikuese për Olimpiadë.
 
Sportistët fitues janë:
 
1. Daniel Godelli – Peshëngritje
2. Luiza Gega – Atletikë
3. Iltjan Nikaj – Ciklizëm
4. Osman Hajdari – Mundje
5. Anxhela Kashari– Not
6. Ada Demneri– Taekëondo


d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria çel negociatat për kapitullin e parë, integrohemi brenda 2030?



×

Lajmi i fundit

Poliçan/ Kishin kultivuar kanabis në fshatin Plashnik, asgjësohen 116 bimë, 5 të arrestuar, mes tyre edhe një 21-vjeçar (EMRAT)

Poliçan/ Kishin kultivuar kanabis në fshatin Plashnik, asgjësohen 116 bimë, 5 të arrestuar, mes tyre edhe një 21-vjeçar (EMRAT)