Kola: Elvis Roshi po bllokon bizneset

Kola: Elvis Roshi po bllokon bizneset
I kontaktuar nga Shqiptarja.com, drejtori i përgjithshëm i Qendrës Kombëtare të Regjistrimit, Tomi Kola, ka shpjeguar se ditën e sotme ai ka lëshuar urdhërin për të mbyllur zyrën rajonale të Kavajës pranë Bashkisë, e për ta transferuar atë në Komunën fqinje të Synejit.

Zoti Kola, si qendron puna me bllokimin e punës në QKR-në rajonale pranë Bashkisë së Kavajës? Sot aty puna ka shkuar deri në një përplasje fizike midis dy policive, asaj bashkiake, që nuk pranonte largimin e pajisjeve kompjuterike nga zyra dhe policisë së shtetit

Nuk është faji ynë që puna në QKR-në e Kavajës është në gjendje të bllokuar që prej katër muajsh e gjysme. Une, më datë 21 tetor të vitit të kaluar, kam lëshuar një urdhër, sipas të cilit i kërkoja zyrës së Kavajës të lejonte punime në kompjutera, që herë pas here i kryejmë në të gjitha zyrat tona, në të katër anët e vendit. Jo vetëm që kryetari aktual i Bashkisë nuk ka lejuar të merren kompjuterat për mirambajtje, por, si pasojë e tij, që prej afro pesë muajsh asnjë biznes nuk mund të kryejë regjistrin në Kavajë. Kjo është me pasoja shumë të rënda.

Keni të drejtë të vendosni mbi pajisjet e QKR-së?

Pajisjet janë tonat, zyrat janë të Bashkisë. Natyrisht që e kemi 100 për qind këtë të drejtë.

Pra, ju keni vendosur të merrni me çdo kusht pajisjet nga Bashkia. Do t’i çoni më aty?

Jo, kam vendosur që pajisjet e QKR-së për rrethin e Kavajës të “strehohen” pranë Komunes Synej, që është shumë pranë qytetit. Të paktën, kështu zhbllokohet situata…

Bashkia e Kavajës ka pretenduar se punonjësit tuaj nuk kanë patur një urdhër të tillë, për transferimin e pajisjeve…

Unë urdhërin e parë konsideroj atë të 21 tetorit 2011, që kërkonte lejimin e mirëmbajtjes së kompjuterave dhe bazës së të dhënave. Pas kësaj çdo gjë u bllokua. Urdhërin për të larguar kompjuterat e kam çuar sot me postë.

Mendoni se nuk mund të quhet veprim me karakter politik ky largim? Në fakt, kryetari i Bashkisë Kavajë i përket Partisë Socialiste, ndërsa kreu i Synejit është demokrat...

Në asnjë mënyrë, çdo gjë e kam bërë duke u nisur nga konsiderata teknike dhe ligjore. Unë nuk mund ta le pa punë atë Qendër, ndryshe ligji do të më ndëshkojë mua. Në mënyrë politike ka vepruar kryekomunari i Kavajës, i cili hoqi nga puna punonjës të QKR-së që kishin tre vjet që punonin, sa erdhi në detyrë, dhe propozoi emra të tjerë.

I pranuat ata emra të tjerë?

Bashkitë propozojnë, ne vendosim. Nuk ishim dakord me largimet, por kemi trajnuar ata që sollën nga Bashkia

Si të përfundojë ky proces?

Kompjuterat do të dërgohen në Synej, kjo është përfundimtare!

Bisedoi: Genc Kondi

(aq/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Paris 2024/ Shqipëria e nis keq Olimpiadën, qitësja Manjola Konini 'pa shënjestër'! Renditet e parafundit

Paris 2024/ Shqipëria e nis keq Olimpiadën, qitësja Manjola Konini 'pa shënjestër'! Renditet e parafundit