'Kolaps' në urgjencën e QSUT! 4 mjekë për mbi 300 të sëmurë! Mjeku ngre alarmin: Nuk ka krevate për fluksin, barrelat janë të dëmtuara

TIRANË- Ambulancat me të sëmurë nuk pushojnë në Urgjencën e QSUT. Ndodh, që para hyrjes mbërrijnë 5 Urgjenca njëherësh. Nuk mungojnë as mjetet e vogla që sjellin familjarët e tyre të sëmurë.

Në 24 orë, numri i atyre që kërkojnë ndihmë për probleme të ndryshme, shkon deri në 327, shifra rekord që u regjistrua ditën e hënë. Dhe për këta njerëz ka vetëm 4 mjekë roje në dispozicion

“Nuk është se ka limit të përballimit të urgjencave, por 4 mjekët të ekipit të rojës, 2 mjek primar dhe 2 mjek specializantë bëjnë të maksimumin dhe 24 orë janë në këmbë. Nëse do hapej urgjenca infektive ne do na lehtësonte punën për përballimin e rasteve të tjera që janë të shumta”, tha mjeku infeksionit në QSUT, Petrit Gjorgji.

Për mjekun infeksionit Petrit Gjorgji, ky fluks është i pa përballueshëm për kapacitetet që ka urgjenca. Nuk ka krevate, dhe as barrela

“Reparti ditor ka 8 dhoma me nga 2 krevate, 16. Pjesa e korridorit nuk ka kapacitet fiks. Shpesh herë ka dyndje të pacientëve dhe na bien e dhe në shesh sepse nuk ka aq shumë barela sa fluks ka. Barelat që kanë ardhur para 4-5 vitesh apo 7 vitesh janë të amortizuara. I kanë 4 rrota, por lëvizin me të shtyme me zor, janë të amortizuara”, tregoi mjeku.

Por e keqja nuk qëndron vetëm tek krevatet. Në sallën e urgjencës që mbërrijnë  të sëmurët, monitorët që masin parametrat jetësore janë dëmtuar. Mungojnë shiringa elektrike për injektimin e ilaçeve

“S’kemi as tela monitorësh. Ato të vjetrit që janë të amortizuara. Shteti shqiptar, përderisa po çan tunelet të sjellin dhe barelat, edhe monitorët. Edhe shiringat elektrike nuk i kemi në punë”, tha ai.

Mjeku Gjorgji bën thirrje që për të shmangur pritjen e gjatë, pacientët mos të paraqiten në urgjencë për probleme të vogla

“Mirë do ishte që këto raste të mos vijnë në urgjencë për të shtuar numrin e rasteve, sepse ne nuk kemi kapacitete për të përballuar 300 raste a më shumë”, përfundoi Gjorgji.

Në këtë stinë, shkaqet për të cilat kërkohet më tepër ndihma e shpejtë, janë helmimet ushqimore dhe temperaturat e larta për shkak të infeksioneve.

 

B.K./Sh.Sh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Dhendri i Besnik Bekteshit: 28/06/2022 16:44

    Une nuk i besoj mjeket, por ministres qe thote qe sistemin tone shendetsor na e ka zili dhe Gjermania, bile aq shume sa mjeket dhe infermjeret shqiptare shkojne ne ndihme te gjermaneve. Mjerim !

    Përgjigju
    • Ema: 28/06/2022 21:28

      Rri per koke tende se do na e jape Rame rrumpalla me komcesion dhe urgjencen. Ca te bejme pastaj.

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë