Ministri i Transporteve, Edmond Haxhinasto ka paralajmëruar kompaninë e kolaudimit të automjeteve SGS se nëse nuk respekton kontratën mund të ketë rivlerësim të saj.
Teksa ka bërë një kontroll në zyrat e kësaj kompanie në Berat, Ministri ka shtuar se shteti shqiptarë respekton të gjitha kontratat nga koncensionarit ndaj dhe ai duhet të respektojë detyrimet ligjore.
“Nga inspektimi shikojmë se kompania ka nevojë të përmirësojë cilësinë e punës,ka nevojë të respektojë detyrimet për investime në funksion të ofrimit të një shërbimi më cilësor dhe me standarte për qytetarët. Kompania duhet të planifikojë që tani eliminimin e radhëve në fund të vitit. Kjo kompani duhet të realizojë detyrimet e saj kontraktore ashtu siç shteti respekton detyrimet kontraktore ndaj konçesionarit. “SGS” duhet të respektojë detyrimet për investime dhe standarte më të larta shërbimi. Mosrespektimi i detyrimeve të kontratës, do të jetë arsye për rivlerësim tësaj” ka thënë Haxhinasto.
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO