DURRES – Gjykata e Durrësit dha sot masën e arrestit burg pa afat për 9 personat e arrestuar disa ditë më parë gjatë operacionit “Kolaudimi 2”.
Personat e arrestuar janë punonjës të Drejtorisë Rajonale të Shërbimit të Transportit Rrugor, të kompanisë së kontrollit teknik të automjeteve “SGS Automotive Albania” dhe si agjentë të kompanive të sigurimeve.
Këta persona akuzohen për kryerjen e veprës penale të “korrupsionit pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike”, “ushtrimit të ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, si dhe “falsifikimit të dokumenteve dhe formularëve”.
Të arrestuarit janë:
1. Eugen Muharrem Gjyzeli, vjeç 39, banues në Shijak Durrës, me detyrë Administrator i Sistemit Informatik në Drejtorinë Rajonale të Shërbimit të Transportit Rrugor në Durrës.
2. Albert Ruzhdi Saraçi, vjeç 24, banues në Gosë e Madhe Kavajë, me detyrë Inxhinier Mekanik pranë firmës SGS AUTOMOTIVE ALBANIA, Dega Durrës.
3. Lipion Kastriot Goci, vjeç 24, banues në Krujë, me detyrë Inxhinier Mekanik pranë kompanisë SGS AUTOMOTIVE ALBANIA, Dega Durrës.
4. Artur Naim Xhepmeta, vjeç 28, banues në Durrës, me detyrë Inxhinier Mekanik pranë firmës SGS AUTOMOTIVE ALBANIA, Dega Durrës.
5. Idriz Qazim Hoxha, vjeç 20, banues në Kavajë, agjent i kompanisë së sigurimeve “ATLANTIK” në Durrës.
6. Indrit Zeqir Dervishi, vjeç 41, banues në Durrës, agjent i Shoqërisë së Sigurimeve “ATLANTIK” në Durrës.
7. Arben Mark Ndreka, vjeç 41, banues në Durrës, agjent në Agjencinë e Sigurimeve “INTERALBANIA” në Durrës.
8. Ilir Asqeri Nelaj, vjeç 36, banues në Durrës, agjent në Agjencinë e Sigurimeve “INTERALBANIA” në Durrës.
9. Enri Qazim Dervishi, vjeç 24, banues në Shijak Durrës, agjent i Shoqërisë së Sigurimeve “ATLANTIK” në Durrës.
(im/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com