Ish kryeprokurori Adriatik Llalla megjithëse dha dorëheqjen nga sistemi drejtësisë që do të thotë mos përfshirje në veting nuk do ti shpëtojë përballjes me Kolegjin e Posaçëm të Apelimit. Ky kolegj njofton se ditën e mërkurë në datën 16.05.2018, ora 10:00, do të shqyrtojë çështjen e ish prokurorit të Përgjithshëm Adriatik Llalla.

Pas vendimit për ndërprerjen e vetingut për ish kryeprokurorin u vu në lëvizje Kolegji i Posaçëm i Apelimit nga Komisioneri Publik i cili kërkoi rivlerësimin e Z. Llalla. Kjo është hera e parë për Kolegjin e Posaçëm të Apelimit në marrjen në shqyrtim të një kërkese ankimuese nga nga Komisioneri Publik.

Ndërkohë Llalla do të përballet në këtë proces edhe me ish paraardhësen e tij Ina Rama e cila është pjesë e trupës së Kolegjit të Posaçëm të Apelimit. Pas shumë akuzave për akumulim të pasurisë në mënyrë jo ligjore kjo do të jetë hera e parë kur ish-kryeprokurori personalisht ose përmes avokatit do të japë llogari. Aktualisht Llalla është nën hetim për "pastrim parash" nga prokuroria e Durrësit.

Trupi Gjykues, përbëhet nga gjyqtarët:
Kryesues i Trupit Gjykues          Sokol Çomo
Relator i Çështjes                          Luan Daci
Anëtar                                            Albana Shtylla
Anëtar                                            Ardian Hajdari
Anëtar                                            Ina Rama

Por si përfundoi ish-kryeprokurori në Kolegjin e Posacëm të Apelimit?
Rreth dy muaj më parë Llalla paraqiti një kërkesë për dorëheqie pranë presidencës dhe komisionit të pavarur të kualifikimit duke hequr dorë nga statusi i gjyqtarit të apelit që fitoi pas postit të kryeprokuririt. Dorëheqja e tij u pranua dhe sipas vendimit të Gjykatës Kushtetuese Vettingu ndaj Llallës u ndërpre. 

Kolegji i Posaçëm i Apelimit Por vendimin e KPK-s e ka ankimuar komisioneri publik i cili kërkon që ky proces të mos ndërpritet por ti shkohet deri në fund.Ndërkohë, përballjen me drejtësinë Llalla duket se nuk do ta ketë të lehtë. Kjo pasi Prokuroria e Durrësit ka regjistruar procedim penal për disa akuza si “fshehje pasurie” si dhe “mosdeklarim të shumave të parave në pikat e kalimit kufitar”.