Gjykata Kushtetuese nga ku pritet të shpallet vendimi i rëndësishëm për ligjshmërinë apo jo të Vettingut ka bërë një hap përpara duke shpallur 10 vende vakante për anëtarët e kolegjit të apelimit. Sipas materialit të siguruar nga Report Tv Kushtetuesja bën me dije se kërkon 10 këshilltarë mes tyre 7 ligjorë dhe 3 ekonomik për tu bërë pjesë e stafit të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit.
/Shqiptarja.com
Ky institucion pra KPA sipas ndryshimeve në kushtetutë është një institucion i reformës në drejtësi që funksionon pranë Gjykatës Kushtetuese. Sipas kërkesave për kandidatët për tu bërë pjesë e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit Kushtetuejsa deklaron se kusht kryesorë është edhe vërtetimi se ata që dëshirojnë të jenë pjesë duhet të kenë kaluar vettingun.
Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com












