Kolegji: Kukësi s’ndryshon
LSI do ta çojmë në prokurori

Kolegji: Kukësi s’ndryshon<br />LSI do ta çojmë në prokurori
TIRANË - LSI pranon vendimin e Kolegjit Zgjedhor për miratimin e tabelave të rezultateve për qarkun e Kukësit, por do të hetojë rastin, se çfarë ka ndodhur me fletët e votimit pa shenja dalluese, të vërejtura nga pamjet filmike. Përfaqësuesi ligjor i LSI, Ilirjan Muho hedh dyshime për ndërhyrjen në kutitë e votimit të numëruara sot në Kolegjin Zgjedhor. Në një prononcim për mediat, Muho deklaroi se gjatë këqyrjes së materialeve filmike ekspertët konstatuan qartë fletë votimi të bardha, pa shenja dalluese, të cilat nuk ndodheshin në kutitë e votimit që u rinumëruan sot në Kolegj.

Ditën e sotme Kolegji Zgjedhor miratoi tabelat e rezultateve për 15 kutitë zgjedhore të qarkut të Kukësit. Pas gati 2 orësh nga momenti kur u tërhoq për të marrë një vendim, Kolegji vendosi miratimin e tabelave të reja për këtë qark, të rezultuara nga rinumërimi dhe rivlerësimi i votave të këtyre Qendrave të Votimit gjatë ditës së sotme.
 
Edhe pas përfundimit të procesit të rinumërimit të dy kutive të fundit të qarkut të Kukësit, rezultati nuk ka ndryshuar, duke bërë që mandatet të mos ndryshonin. Kështu aleanca e majtë ka një mandat deputeti në qarkun e Kukësit, ndërsa e djathta ka tre mandate deputeti.
 
Nga rinumërimi i e djathta mori 9 vota plus. Rinumërimi i 15 kutive zgjedhore për qarkun e Kukësit u realizua në ambientet e Gjykatës së Apelit.

ORA 20:25 LSI, MUHO: RESPEKTOJME VENDIMIN E GJYKATES, POR DO HETOJME RASTIN, DO TA ÇOJMË NË PROKURORI
LSI do të respektojë vendim e Gjykatës, por do të vijojë të hetojë rastin, se çfarë ka ndodhur me fletët e votimit pa shenja dalluese, të vërejtura nga pamjet filmike. Kështu është shprehur përfaqësuesi ligjor i LSI, Ilirjan Muho, pasi Kolegji Zgjedhor rrëzoi kërkesën e LSI për qarkun e Kukësit. Sipas tij, LSI shtron pyetjen se: ku shkuan fletët e votimit pa shenja dalluese? Lidhur me këtë fakt, Muho tha se LSI do të hetojë këtë rast, duke iu drejtuar Prokurorisë.
 
“Në aktin e paraqitur nga ekspertët u pa qartë se vazhdonin të shfaqeshin fletë votimi pa asnjë shenjë dalluese. Kolegji vendosi rinumërimin, por çuditërisht sot u konstatua se këto fletë votimi mungonin. Pyetja jonë ka të bëjë me faktin se: ku shkuan fletët e votimit pa shenja dalluese? Kësaj pyetje nuk jemi në gjendje t’i përgjigjemi sot, do jetë pjesë e një hetimi të organeve të specializuara, për të parë se ku ka ndodhur ndryshimi, mbase edhe në magazinat e mbatjes së kutive të votimit. Jemi të detyruar të dyshojmë se diçka ka ndodhur me fletëT e votimit. Shqetësimi ynë ka qenë lidhur me proCedurën e ndjekur nga KQZ, dhe integriteti i kutive të votimit. Për dy kuti nuk përputheshin kodet e sigurisë. Kjo tregon se integriiteti i këtyre kutive është cënuar rëndë. Ne i jemi referuar kqyrjes së materialit filmik dhe aktit të ekspertimit nga ekspertët, dhe prisnim 155 vota. Sipas ekspertëve rezultonin 187 fletë votimi të bardha. Ne do të respektojmë vendimin e gjykatës, por do të hetojmë. Prokuroria është organi i duhur që duhet të merret me këtë çështje”, tha Muho.

ORA 20:11 KASO: PRETENDIMI I LSI, PA BAZA
Pas dhënies së vendimit të Kolegjit Zgjedhor për miratimin e tabekave përfundimtare për qarkun e Kukësit të rezultuara nga rinumërimi i sotëm, ka folur edhe përqaqësuesi ligjor i Partisë Demokratike, Ivi Kaso. Sipas tij, pretendimi i LSI ishte pa baza dhe prova.
 
“Ashtu siç u vërtetua edhe nga rinumërimi, të gjitha palët e përfshira në proces vërejtën se pretendimet ishin të pabazuara dhe nuk gjenin përputhshmeri ligjore në ato që ata pretendonin. Ishte një rezultat që pasqytronte atë që rezultoi edhe nga grupet e nuëmrimit. Shprehem i kënaqur që bindja jonë për qarkun e Kukësit u pasqyrua dhe nga rinumëimi. Kërkesa e tyre për shqyrtimin e pamjeve filmike ishte ligjore, por ne thonim se kjo nuk është provë e plotë dhe që nuk mund të merret për bazë. Që në fillim të procesit ne kemi qenë për transparencën, dhe në mënyrë që vota të shkojë aty ku e ka dhënë zgjedhësi”, tha Kaso.

ORA 18:15 PERFUNDON RINUMERIMI I 15 KUTIVE ZGJEDHORE PER QARKUN E KUKESIT NE KOLEGJ, S'NDRYSHON REZULTATI
Kolegji Zgjedhor ka përfunduar rinumërimin e votave për qarkun e Kukësit, e konkretisht kutitë e votave të rrethit të Tropojës, të vlefshme për zgjedhjet e përgjithshme të 23 qershorit. Pas përcaktimit të listës së numëruesve dhe vëzhguesve, brenda rreth dy orësh janë hapur 13 kutitë e para nga 15 kutitë e 4 qendrave të votimit. Ndërsa pas marrjes së vendimit të Kolegjit Zgjedhor rreth orës 15:30 ka rifilluar edhe rinumërimi i dy kutive të kontestuara. Dy kutitë nr. 0441 dhe 0446, u kontestuan pasi kishin mospërputhje të kodeve.

Edhe pas përfundimit të procesit të rinumërimit të dy kutive të fundit të qarkut të Kukësit, rezultati nuk ka ndryshuar, duke bërë që mandatet të mos ndryshonin. Kështu në kutinë me nr. 0441 rezultati mbetet i pandryshuar, LSI 23, PD 193. Si dhe në kutinë me nr. 0446, rezultati mbetet sërish i pandryshuar, LSI 31, PD 265.

Rinumërimi i votave të 15 kutive për këtë rreth u realizua në Kolegj, në ambientet e Gjykatës së Apelit, dhe për to janë angazhuar 4 grupe numërimi, të përbërë 2 ekspertë dhe përfaqësues ligjorë të palëve; LSI dhe PD në secilin nga grupet e numërimit.

Për qarkun e Kukësit, rinumërimi erdhi pas kërkesë-padisë së LSI ndaj PD me pretendimin se nga kjo e fundit në ZAZ 9 LSI i janë marrë mbi 150 vota dhe LSI me këtë rast pretendon edhe një mandat.

ORA 18:30 KOLEGJI ZGJEDHOR TERHIQET PER TE MARRE VENDIM PER QARKUN E KUKESIT
 
Pas rinumërimit të votave për 15 kutitë e KZAZ nr 9 në qarkun e Kukësit, Kolegji Zgjedhor është tërhequr për të marrë vendim, pasi janë dëgjuar edhe palët e interesuara.
 
Përfaqësuesi ligjor i Partisë “Lëvizja Socialiste për Integrim”, Ilirjan Muho, tha se pretendimi i kësaj force politike ishte i drejtë, ndërsa shtoi se edhe pas vendimit të Kolegjit, LSI kërkon mospranimin e rezultatit të dy kutive të votimit, për të cilat pati kontestime.
 
“Ne kërkuam shqyrtimi i materialit filmik, ku u konstatua, se një numër i konsiderushëm fletësh votimi nuk kishin shenja dalluese. Kjo u administrua si provë.
Ajo që pamë në seancën e djeshme në raportin e paraqitur nga dy ekspertë ishte e qartë dhe e dukshme se në monitor shfaqeshin fletë pa shenja dalluese, çka tregon se dyshimet tona ishin të drejta. Me hapjen e kutive të votimit u pa se këto fletë pa shenja dalluese ishin zhdukur dhe kishte përputhje në shifra. Po kështu kodet e sigurisë, kishin mospërputhje për dy kuti. Pavarëisht vendimit ne i kërkojmë Kolegjit pranimin e kërkesë padisë, dhe mos pranimin e rezultatit të dy kutive të votimit që kishin këto mospërputhje”, u shpreh Muho.
 
Përfaqsuesja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve tha se shqyrtimi i materialit zgjedhor, provoi e rezultatin e dhënë nga ky institucion.
 
“Ashtu siç u vërejt nga shqyrtimi i materialit zgjedhor, dhe fletëve të votimit brenda tyre, rezultoi se ajo që ne kishim thënë dhe më përpara është se materiali filmik nuk verifikon në mënyrë të saktë përputhjen më çdo fletë votimi. Pra nuk vërteton votat e Kzaz nr 9”, u shpreh përfaqësuesja e KQZ.
 
Ndërkaq sipas përfaqësuesit të Partisë Demokratike, Ivi Kaso, ankimimi i LSI nuk ishte i bazuar në fakte dhe prova, të cilat mund të vërtetonin pretendimin e tyre.
 
“Ky ishte një ankim jo i bazuar në prova dhe fakte. Dhe sot pas rinumërimit dhe rivlerësimit, u vërteëua ajo që kishim thënë, se ishin vetëm hamendësime. Por po vijohet me hamëndësime se ç’mund të ketë ndodhur me këto kuti. Pamjet filmike ishin të pjeshme dhe ishte pretentim i drejtë nga eksperti i PD, se në anën ku vendoset simboli në fletën e votimit, shenja ishte e dukshme. E rëndësishme është që pati përputhshmëri me atë që kishin raportuar vendet e numërimit dhe atë që u pa këtu në praninë e gjithë susbjekteve të interesuara të përfshira në proces”, tha Kaso.

ORA 15:33 KOLEGJI VENDOS RINUMERIMIN E DY KUTIVE TE KONTESTUARA

Kolegji Zgjedhor ka vendosur hapjen dhe rinumërimin e dy kutive të kontestuara për qarkun e Kukësit, e konkretisht votat e rrethit të Tropojës. Kutive që po rinumërohen janë QV 0441 dhe QV 0446. Ndërkaq, nga rinumërimi i 13 kutive, nuk ka pasur ndryshim të rezultatit për këtë qark.

REZULTATI NË 13 QV TË TROPOJËS PAS RINUMËRIMIT:
1. Në QV 0444 pas rinumërimit LSI 18 vota, PD 311, i ulet një votë PD.
2. Në QV 0442, LSI 33 vota, PD 332. Nuk ka ndryshim rezultati.
3. Në QV 0443, LSI 30, PD 230 vota. Nuk ka ndryshim rezultati.
4. Tek QV 0447 LSI ka 21 vota, PD 180 vota. Nuk ka ndryshim rezultati.
5. Tek QV 0454, LSI 40 vota, PD nga 107, shkoi 106 vota, PR ishte 50 u bë 52.
6. Tek QV 0462 ishte një votë e vlefshme e LSI dhe Kolegji e cilësoi të pavlefshme. Pra iu hoq.
7. Tek QV 0465 LSI, 6 vota, PD 177. Nuk ndryshon rezultati.
8. Tek QV 0462, LSI ka 7 vota, iu hoq një votë e pavlefshme nga Kolegji, PD 177. S'ka ndryshim rezultati.
9. Tek QV 0473, LSI 19, PD 138 vota nuk ndryshon.
10. Tek QV 0455, LSI 43 u bë 42, PD ishte 222, u bë 221.
11. Tek QV 0504, LSI 18, PD 129,PR i shtohen 2 vota. Nuk ndryshon rezultati.
12. Tek QV 0518, LSI 4, PD 219. Nuk ndryshon rezultati.
13. Tek QV 0524, LSI 8, PD kishte 168, ka 169.
14. Tek QV 0441 LSI 23, PD 193, rezultati mbetet i pandryshuar.
15. Tek QV 0446, LSI 31, PD 265, rezultati mbetet i pandryshuar.

Ndërsa kutitë zgjedhore të QV nr 0441 dhe QV 0446 nuk janë hapur ende për arsyet të kontenstimit të kodit të mbylles së kutive, pasi nuk përputhen kodet. Me këtë rast, Kolegji është tërhequr të marrë një vendim dhe pritet që ai të japë një përgjigje rreth orës 3 në lidhje me hapjen dhe numërimin e tyre.

ORA 10:30 - MBËRRIJNË KUTITË, NUMËRUES STAFI I KQZ
Sipas gazetares së “A1 Report”, Jetona Koçibelli, pasi janë sjellë kutitë nga KQZ dhe është paraqitur lista e ekspertëve dhe vëzhguesve, të cilët kanë mbërritur në Gjykatën e Apelit në 10:30 dhe në 11:00 ka nisur edhe numërimi i votave, që i përkasin saktësisht rrethit të Tropojës, aty ku LSI pretendon se ka shkelje.

Kolegji ka vendosur që numëruesit të jenë nga stafi i KQZ, ndërkohë që të pranishëm janë edhe përfaqësuesi ligjor i PD, Ivi Kaso dhe ai i LSI, Ilirjan Muho. Ky i fundit ka depozituar kërkesë-padinë dhe ka mbrojtur çështjen.

Ka edhe ekspertë të teknikës, i cili ka bërë të mundur akt-ekspertimin. Ata kanë bërë raportimin e dy akteve të ekspertimit. Në bazë të tyre, Kolegji ka parë se ka pasur parregullsi dhe ka marrë vendimin për hapjen e kutive.

Redaksia Online
(e.s/mag/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

‘Ndryshime ligjore brenda 6 muajve’, Gogu prezanton raportin e PS për 'TIMS': Rishikim tërësor i akteve që mbrojnë të dhënat

‘Ndryshime ligjore brenda 6 muajve’, Gogu prezanton raportin e PS për 'TIMS': Rishikim tërësor i akteve që mbrojnë të dhënat