Kolegji: Kukësi, të rinumërohen
15  kuti, PD rrezikon një mandat

Kolegji: Kukësi, të rinumërohen<br />15  kuti, PD rrezikon një mandat
TIRANË - Kolegji Zgjedhor ka vendosur që të rinumërohen 15 kuti votimi të KZAZ nr.9 në qarkun e Kukësit, për të cilat LSI-ja ka bërë ankimim. Kolegji i i ka konsideruar kështu, të vlefshme, provat filmike të sjella nga LSI-ja për to dhe ka vendosur pasi ka dëgjuar edhe dy aktet e ekspertimit lidhur me provat. Kutitë duhet të sillen në Apel për t'u numëruar brenda datës 27 korrik. Duhet thënë se LSI-së i mungojnë vetëm 15 vota për t'ia marrë mandatin, PD-së.

PERFAQESUESI LIGJOR I PD: SYNOHET "BALTOSJA" E REZULTATIT

Lidhur me vendimin e Kolegjit, përfaqësuesi ligjor i PD-së në Kolegj, Ivi Kaso, tha: “Ky është një vendim i ndërmjetëm dhe qëndrimi im ka qënë gjithmonë konstant që nuk bëjmë komente mbi vendimet e gjykatës, aq më tepër për proceset që janë në zhvillim.
 
Aq më tepër, ne nuk shqetësohemi për pastërtinë e fitores tonë në qarkun e Kukësit. E kemi konsideruar qysh në krye të herës këtë proces si proces ankimor strategjik, që synon dhunimin dhe “baltosjen” e rezultatit në qarkun e Kukësit, anktim që pas përfundimit të rinumërimit në Shkodër dhe evidentimit të PS-së si dhe në Lezhë, kampione e vjedhjeve, u bë edhe tërheqja,"- përfundoi Kaso.

Gazetarja Jetona Koçibelli njoftoi nga Kolegji në orën 20:00 se “sapo u mor vendim për rinumërimin dhe rivlerësimin e 15 kutive të qarkut të Kukësit. Rinumërimi do bëhet në ambientet e Gjykatës së Apelit dhe nesër kur të sillet edhe materiali zgjedhor, do përcaktohen edhe detajet për rinumërimin. U deshën rreth tri orë për të marrë këtë vendim. Pasdite u dëgjuan edhe dy specialistët IT, që dhanë aktet e tyre të ekspertimit.”

Kolegji Zgjedhor ka dëgjuar pasdite, mendimet e dy ekspertëve të elektronikës lidhur me provat filmike të paraqitura nga LSI-ja për ankimimin e bërë prej saj për parregullsi në 15 qendra votimi në qarkun e Kukësit. Aktet e ekspertimit përputheshin vetëm për disa qendra votimi, ku detajet ishin të dukshme e të qarta, ndërsa për disa të tjera, Zamir Hoxha i PD-së shprehu kundërshtinë e tij.

Nga burime të brendshme për "A1Report!" u mësua se Hoxha pranoi se provat filmike ishin përgjithësisht të sakta, por kishte edhe momente errësimi dhe djegieje. Për këto raste, ato u ndanë në sekuenca. Fjalën e ka marrë edhe eksperti i LSI-së, Ardian Pollo, i cili ka thënë se ka edhe fletë votimi me dy shenja, pra, të pavlefshme.

Ndërkohë, një tjetër ankimim është bërë sot nga  PS -ja për shpalljen të pavlefshëm të votimit në gjithë qarkun e Lezhës, pra, përsëritjen e zgjedhjeve, sepse ai ka qënë i ankimuar nga tre subjekte për parregullsi dhe me rihapjen e kutive u vërejtën manipulime.

Kolegji vendosi dy ditë më parë që t'i pranojë për t'i verifikuar, provat e paraqitura nga LSI-ja e që KQZ-ja i refuzoi, por duke ia lënë në dorë dy ekspertëve Ardian Pollo dhe Zamir Hoxha të përcaktojnë a janë vlefshme për të dalë më pas në një vendim.

EKSPERTET U JAPIN PERGJIGJE KETYRE PYETJEVE

Kolegji Zgjedhor, pasi ka marrë betimin e dy ekspertëve, u ka paraqitur atyre listën e detyrave që duhet të përmbushin. Së pari, të përcaktojnë a përmbajnë të njejta pamje, regjistrimet filmike të paraqitura nga LSI-ja dhe KQZ-ja e paditur; së dyti, çfarë pamjesh përmbajnë regjistrimet filmike; së treti; ajanë të qarta, pamjet filmike; së katërti, a mund të identifikohet procesi i numërimit sipas qendrave; së pesti, nëse mund të identifikohet procesi i numërimit, a mund të lexohen fletët e votimit; së gjashti, nëse mund të lexohet fleta e votimit, a mund të identifikohet shenja e vendosur në krah të subjektit' së shtati; a mund të verifikohet më shumë se një shenjë në atë vend dhe së teti; a mund të verifikohen fletët që nuk përmbajnë asnjë.

ORA 13:30 KOLEGJI ZGJEDHOR PEZULLON RINUMERIMIN E VOTAVE TE SHKODRES

Kolegji Zgjedhor pezullon çështjen e rinumërimit të votave të qarkut të Shkodrës për zgjedhjet e përgjithshme të 23 qershorit. Pasi trupa e Kolegjit Zgjedhor u tërhoq për vendim, ajo shpalli pushimin e gjykimit të çështjes për rinumërimin e votave në qarkun e Shkodrës pas kërkesë-padisë së PS.

Kolegji Zgjedhor do të vendosë pasditen sot, edhe për ankimimin e bërë nga LSI-ja për pavlefshmëri rezultati të 15 qendrave të votimit të Tropojës. Ndërkohë, një tjetër ankimim është bërë nga  PS pë shpalljen të pavlefshëm të votimit në gjithë qarkun e Lezhës.

PERFAQESUESI I PS: DUAM SHPALLJEN TE PAVLEFSHEM TE REZULTATIT NE LEZHE

Përfaqësuesi ligjor i PS, Koli Bele theksoi se “sot PS i është drejtuar me tjetër kërkesë-padi Kolegjit Zgjedhor ndaj KQZ-së, ku kërkon shpalljen të pavlefshëm të rezultatit të qarkut Lezhë, pas vendimit të Kolegjit për pavlefshmëri totale të vendimeve të KQZ-së dhe shkelje të afateve kohore.

KQZ-ja mori vendim kundërligjor si për qarkun e Shkodrës dhe atë të Lezhës", theksoi ai, duke shtuar se “nuk ia vlen ta vazhdojmë më këtë çështje, se ne si PS s’kemi pasur probleme me hapjen e kutive".  PS, padi për shpalljen të pavlefshme të zgjedhjeve në Lezhë.
 
ORA 07:00 - KOLEGJI JEP SOT VENDIM PËR SHKODRËN DHE LEZHËN

Kolegji Zgjedhor vendosi dje shtyrjen e seancës për shqyrtimin e provave të kërkesës ankimore të Lëvizjes Socialiste për Integrim, për pavlefshmëri të 15 Qendrave të Votimit në rrethin e Tropojës. Shtyrja sipas trupës gjyqësore u bë për faktin se ekspertët e palëve LSI dhe PD, kishin paraqitur dy akte të ndryshme ekspertimi. Relatori Valbon Çekrezi urdhëroi sekretarinë që të marrë nga dy ekspertët Ardian Pollo (LSI) dhe Zamir Hoxha (PD) aktet e ekspertimit dhe tua vërë ne dispozicion palëve.

Si provë më të fortë, LSI paraqiti pamjet filmike të 15 qendrave të votimit në qarkun e Kukësit, ku tregohej mospërputhja e numrit të votave me rezultatin e tabelave përmbledhëse. LSI pretendon se ka prova që nxjerrin në pah numërimin e gabuar të votave në kutitë e qarkut Kukës, ndërsa asaj i duhet vetëm 15 vota për të marrë një mandat në këtë qark. Eksperti Zamir Hoxha, i propozuar nga PD, shprehet se numërimi nuk është kryer me korrektësi dhe pamjet nuk janë të qarta për të identifikuar problematikën.

“Vetëm disa nga fletët e para të votimit janë të filmuara nga të dyja anët dhe pjesa dërrmuese janë të filmuara vetëm nga ana e përparme. Në pamje, shfaqet tabela përmbledhëse por nuk identifikohet qendra e votimit”, nënvizon eksperti i ofruar nga PD-ja. Ndërsa eksperti i propozuar nga LSI-ja, Ardian Pollo konkludon se ka arritur të identifikojë fletët e votimit përmes pamjeve filmike. “Ato përputhen me pamjet e 15 qendrave të votimit, që janë pjesë e hetimit”, nënvizion Pollo.

Fillimisht u fol për një ndarje mandatesh dy me dy mes koalicionit të djathtë dhe atij të majtë. KQZ më pas korrigjoi tabelat dhe e ndryshoi rezultatit 3 me 1 në favor të Partisë Demokratike. Po dje Kolegji Zgjedhor shqyrtoi dhe rrëzoi kërkesën e bërë nga Dritan Prifti që pretendonte se ka pasur pasaktësi në numërimin e votave dhe ndaj nuk marrë mandat deputeti. Prifti kërkonte rinumërim dhe vlerësim të votave në qarkun e Fierit.

Redaksi online
(ar.sh/mag/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

‘Ndryshime ligjore brenda 6 muajve’, Gogu prezanton raportin e PS për 'TIMS': Rishikim tërësor i akteve që mbrojnë të dhënat

‘Ndryshime ligjore brenda 6 muajve’, Gogu prezanton raportin e PS për 'TIMS': Rishikim tërësor i akteve që mbrojnë të dhënat