Kolegji shpërndan mandatet
PD: PS i uzurpoi kompetencat

Kolegji shpërndan mandatet<br />PD: PS i uzurpoi kompetencat
TIRANE - Kolegji Zgjedhor pranoi kërkesën e Partisë Socialiste për ndarjen e mandateve, duke bërë të mundur dje dhënien e vendimit për ndarjen për 12 qarqet në vend si dhe ndarjen e tyre brenda koalicioneve. mbetet tashmë që brenda 5 ditëve nga zbardhja e këtij vendimi, KQZ të japë dhe shpallë në këtë mënyrë edhe rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve të 23 qershorit.

Në fillim të seancën trupa e kolegjit dëgjoi padinë e PS si dhe pretendimet që kishte pala e paditur KQZ dhe pala e interesuar PD. Përfaqësuesi ligjor i PS, Koli Bele u shpreh se kërkesa ishte e njëjtë për të 12 qarqet, kërkesë kjo në pamundësi për tu dhënë një vendim nga ana e KQZ pasi nuk kishte numrin e duhur të anëtarëve.

Ndaj kësaj vendimmarrjeje ka reaguar përfaqësuesi ligjor i PD, Ivi Kaso, i cili ka denoncuar atë që e ka quajtur “presion ilegal” të PS ndaj Kolegjit Zgjedhor. “Ndjeva keqardhje për faktin se Kolegji, i ndodhur përpara presionit të paligjshëm të PS, me një objekt të paligjshëm të paraqitur jo në kohën e duhur, zgjodhi të dorëzohej përpara këtij presioni të paligjshëm”, ka deklaruar Kaso.

Ai është shprehur se Kolegji ka marrë dy vendime anti-kushtetuese dhe ka shkelur autoritetin e Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, nën presionin e mazhorancës së re. “Ne shprehëm pretendimet tona se një proçedim i tillë është një vendimmarrje e anti-kushtetuese për faktin se reduktohen kompetencat e Kolegjit për të vepruar sipas ligjit. Sot u vu re një uzurpim i kompetencave të Kolegjit nga PS dhe me këto vendime Kolegji i dha goditjen e fundit KQZ-së”, ka shtuar Kaso. Ndërkohë, nuk ka munguar edhe reagimi i përfaqësuesit ligjor të PS, Koli Bele, i cili i ka cilësuar absurde pretendimet e PD për presion politik ndaj Kolegjit. “Pretendimet e PD për presion politik janë antiligjore. Kolegji po përfundon procesin sipas ligjit. PD nuk pranon dot humbjen e thellë”, ka deklaruar Bele.

Shkrimi u botua sot në Shqiptarja.com, versioni print, dt.03.08.2013
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Masakra betonimit në bregdet buron nga ligji turpshëm i pronave 7501

Spahiu: Masakra betonimit në bregdet buron nga ligji turpshëm i pronave 7501