Kolegji Zgjedhor, betohen
te Nishani 8 gjykatësit

TIRANE- Janë betuar në një ceremoni soleme 8 gjyqtarët e Kolegjit Zgjedhor. Me praninë e Presidentit të Republikës z.Bujar Nishani, ambasadorit të prezencës së OSBE-s, Eugen Wollfarth si dhe anëtarëve të KLD-s, të përzgjedhurit për të gjykuar cështjet zgjedhore janë betuar duke vendosur dorën mbi Kushtetutën e Shqipërisë.

Ceremonia është zhvilluar në Pallatin e Brigadave. Pas leximit të formulës së betimit të gjykatësit nga nënkryetari i KLD-S Evis Cefa, Ilir Toska, Andi Civici, Fuat Vjerdha, Valbon Çekrezi, Edlira Petri, Petrit Ceno, Gjinovefa Gaba, Kriton Spahiu kanë kryer betimin duke marrë dhe urimin e presidentit Nishani.

Një ndër çështjet e para që pritet të kaloj në gjykim të kolegjit të sapoformuar është dhe ankimimi i Partisë Socialiste për rishpërndarjen e mandateve në bazë të lëvizjeve demografike. Ky ankimim vjen pasi opozita ka shfaqur shqetësimin për rritjen e panatyrshme të popullësisë në qarkun e Kukësit dhe në mungesën e transparencës nga Ministria e Brendshme.

(Redaksia online)
(ar/sg/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

Ylli Pata: Misteri i negociatave të fshehta të Sali Berishës me mazhorancën

Ylli Pata: Misteri i negociatave të fshehta të Sali Berishës me mazhorancën