Kolegji Zgjedhor shtyn për nesër
shqyrtimin e kërkesës së LSI

TIRANË - Kolegji Zgjedhor vendosi shtyrjen e seancës për shqyrtimin e provave të kërkesës ankimore të Lëvizjes Socialiste për Integrim, për pavlefshmëri të 15 Qendrave të Votimit në rrethin e Tropojës.
 
Pak momente pasi u mblodh, Kolegji vendosi ta shtyjë shqyrtimin e këtij ankimiimi për ditën e premte, në orën 16.00.
 
Shkak për këtë ishte fakti se ekspertët e palëve LSI dhe PD, kishin paraqitur dy akte të ndryshme ekspertimi.
 
Kësisoj, u la kohë deri nesër në mënyrë që Gjykata dhe palët e interesuara të njihen më mirë me këto akte ekspertimi.
Ndërkohë që po sot në orën 13:30, Kolegji Zgjedhor do të shqyrtojë kërkesën ankimore të subjektit zgjedhor Dritan Prifti, i cili kandidoi si kandidat i pavarur në Qarkun e Fierit.
 
Objekti i ankimimit është shpallja e pavlefshme e rezultatit zgjedhor në të gjithë Qarkun e Fierit, me pretendiomin e manipulimit, ku si provë zgjedhore kryesore, janë materialet filmike të vëna në dispozicion nga KQZ.

Redaksia Online
(e.s/mag/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

Aksi Elbasan-Lekaj/ Nënshkruhen 6 kontratat me vlerë 148 mln euro, punimet do zgjasin 24 muaj

Aksi Elbasan-Lekaj/ Nënshkruhen 6 kontratat me vlerë 148 mln euro, punimet do zgjasin 24 muaj