Viti 2004 do të ndryshonte tërësisht jetën efektivit të Policisë Resmi Hasanpapa. Gjatë përditshmërisë së tyre në punë, Hasanpapa dhe kolegu tjetër i tij, Allaman Dervishi do të qëlloheshin me armë zjarri nga dy persona.
Nga plumbat humbi jetën Dervishi, ndërsa Hasanpapa mbeti i plagosur në këmbë, plagë që e la atë të paralizuar.
Megjithatë, kjo nuk e ndaloi atë të japë kontributin e tij, teksa prej vitit 2016 ai është angazhuar si vullnetar në Komisariatin e Policisë Rrugore në Tiranë.
Në shenjë vlerësimi dhe mirënjohje, Shoqata Amerikano-Shqiptare e Zbatimit të Ligjit, i dorëzoi atij sot çekun me shumën 10 mijë dollarë.