“E adhuroj të kuqen, ashtu si Coco Chanel, është ngjyra që merr fytyra kur jemi të emocionuar, ajo është natyrale, e lindur për lëkurën”, thekson Lucia Pica, duke shpjeguar përse këtë zgjedhje.
Të kuqet e buzëve lëvizin nga më e errëta në më të zbehtën dhe këto nuanca përsëriten për të gjitha produktet, nga hija me furçë deri tek mascara. Po, po, edhe mascara!
“Për mua, ideja është të krijosh një gamë të plotë, të mbash ngjyrën e kuqe në linjë, nga qepallat deri tek qerpikët”, tregon Lucia Pica.
Sfida është arritur, sikurse tregojnë imazhet e fushatës, ku protagoniste është Kristen Stewart, pamja është e plotë, e fortë dhe e brishtë njëkohësishtë.
Redaksia Online
(M.Ç/shqiptarja.com