Stilisti i Chanel, Karl Lagerfeld, ja ka dedikuar sfilatën e tij Vjeshtë/Dimër 2015 që shfaqi në Javën e Modës në Paris, arkitektit Franko-Zvicerian Le Corbusier. 

Ngjyrat që dominuan në sfilatën e fustaneve ishin e bardha shkëlqyese me temina të shumta, si dhe bluja e butë e ndjekur nga variacionet e grisë deri në të zezë të dekoruara me perla dhe xixa. 

Elementi i florinjtë i përdorur në shumicën e dizenjove të Lagerfeld është marrë si detaj i veprës së Le Corbusier i përdorur në Gjykatën e Versajës për të treguar shkëlqim dhe pasuri. Modelet erdhën përballë spektatorëve nga pas skenës me pasqyrën ovale të artë të stilit barok, si nderim për punën pionere të arkitektit.

Lagerfeld u shpreh për sfilatën se kishte për qëllim të përfshinte elementin barok në modelet dhe në materialet e përdorura për të krijuar një efekt grafik. Ai tregoi se idenë e ka marrë nga një apartament në Champs Elysees i krijuar nga arkitekti por që nuk egziston më dhe i është dashur të kërkojë nëpër arkiva për të siguruar pamje të tij.

Dhe një tjetër sezon stilisti gjerman mbeti brenda kornizave tradiconale duke i veshur modelet e tij me sandale dhe këpucë të sheshta nën pantallonat e gjata dhe fustanet e mbrëmjes.

Lagerfeld u shpreh se nëse modelet do kishin veshur taka do ishte diçka shumë demode për shijet e tij pasi do të ecnin jo lirshëm në pistë dhe atij i pëlqen lirshëmria.

Stilisti ka mbushur 80 vjeç një vit më parë dhe ndonëse ka 3 dekada në krye të Chanel, vazhdon të sjelle modele të reja dhe moderne duke e bërë atë një ndër markat më të kërkuara në botën e modës. 
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)