Kolona zanore të filmave shqiptarë në një koncert pianistik, kompozitori Thoma Simaku sjell premierën “Moj e bukura more”

Festivali Ndërkombëtar Pianodrom për këtë vit u mbyll më një koncert pianistik me muzikë shqiptare. Artistët që ishin përzgjedhur për të qenë pjesë e programit të këtij edicioni të gjashtë në ambientet e Akademisë së Shkencave sollën muzikën e njohur  të filmave, si “Gjoleka, djali i Abazit”, kompozuar nga Endri Sina, “Dora e ngrohtë” e kompozuar nga Haig Zacharian dhe kolonat e “Pylli i lirisë”, së Feim Ibrahimit.  Dy vepra premierë ndërkombëtare i përkisnin kompozitorit Thomas Simaku, i cili prej 28 vitesh jeton edhe punon në Angli.

Kjo ishte një rastësi nga ato, që janë shumë të bukura. Unë nuk e dija që do të vija për këtë konkurs, (konkursi i krijimeve muzikore 2018, anëtar jurie), por kur pamë datat që konçiduan bukur, se një pjesë e imja që është kompozuar kohët e fundit, një seri e koncertesh që prezantohet në Nju Jork, është një pjesë për Debussy-n. Dhjetë kompozitorëve u kërkuan që të mbështetin krijimtarinë  e tyre në pjesë specifike të Debussy-s. Për  një minutë duhet që të kompozonim një pjesë që është e bazuar në pjesë specifike të Debyssi-s edhe pastaj të vazhdonim me stilin tonë.

Thomas Simaku, Kompozitor

Simaku nuk i ndahet as folklorit tonë muzikor, “Moj e bukura more” në këtë koncert erdhi në piano, violinë dhe violinçel

Kjo është një histori e gjatë, por dua që të them se kënga i ka rezistuar kohës, ashtu siç ka rezistuar tradita edhe gjuha. Unë mendova që ta paraqes atë me një kostum të ri, ku modern edhe antikja pleksen me njëri-tjetrën, por edhe plotësojnë njëri-tjetrin. Kompozitori është një krijues që është e pamundur që mos të respektoj në qenien edhe substancën, prejardhjen dhe atë që është rritur. S’jam nga ata kompozitor që të bëj sforcime, ato copëza melodike që unë jam rritur, dalin në mënyrë të natyrshme. Ky është qëndrimi im ndaj folklorit.

Thomas Simaku, kompozitor

Të luajë muzikë shqiptare është gjëja më e bukur për një instrumentist shqiptar, aq më tepër kur është edhe bijë kompozitori. Pianistja Etrita, vajza e kompozitorit Fehim Ibrahimit na rrëfen arsyet e kësaj përzgjedhje .

Rikthimi im tek muzika shqiptare e së kaluarës ishte jo i rastësishëm, por i mirëmenduar, mendova që të sjell disa nga kolonat zanore të filmave, ishte një kërkesë e imja personale për të luajtur këto pjesë edhe këtë muzikë. Isha pak nostalgjike, mbase doja të kthehesha pak në vitet e rinisë sime. Për herë të parë Pylli i lirisë e kam dëgjuar në vitin 1976, janë tinguj që më jehojnë akoma në kokë. Babi ka shkruar tetë muzika filmash, por pylli i lirisë mbetet për mua i preferua, për lirizmin që ka muzika, temën që trajton, por ka edhe një muzikë shumë të bukur.

Etrita Ibrahimi, Pianistja

Ibrahimi insiston shumë tek muzika shqiptare, kultivimi, mirëmbajtja e asaj që ka shkuar edhe tek rritja e repertorit tek veprat e reja, ajo mendon se bashkëpunimi i regjisorëve me kompozitorët tanë duhet të jetë edhe më i madh  

 

Ka ndryshuar pak jo vetëm muzika, që ka shkuar më afër kontemporanos, flas për muzikën shqiptare, por kam përshtypjen se edhe regjia e filmave ka ndryshuar. Në këtë sens nuk ka qenë më siç ka qenë dikur. Kam përshtypjen se tani muzika përdoret më tepër si aksesor plotësues, sesa si një element në vetvete. Bashkëpunimi mes regjisorëve edhe kompozitorëve duhet që të jetë më i madh. im atë shihte skenën kur krijonte një pjesë muzikore për një film.

Etrita Ibrahimi, pianiste

Në koncert nuk munguan as pjesë, si “Bach Pentatonic” apo “Amen” të kompozitorit Vasil Tole dhe Sonata n.9 “Aliene” në një kohë, dhe “Udhëtimi i shpirtit” të kompozitorit Aleksandër Peçit.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Për të shpëtuar nga SPAK, Këlliçi distancohet nga gruaja: Nuk bashkëjetoj me Anën

Për të shpëtuar nga SPAK, Këlliçi distancohet nga gruaja: Nuk bashkëjetoj me Anën