PSG fitoi të mërkurën 1-0 kundër Gironas në Champions League. Goli i suksesit u shënua në minutën e 90-të nga Nuno Mendes, kjo pas një gafe nga portieri i Gironas, që mund t’u jepte një pikë të tijve në debutim.

Paulo Gazzaniga, i ‘dhuroi’ një gol me një gabim të pabesueshëm vendasve. Portieri argjentinas nuk mund të besonte gabimin e bërë dhe topi kaloi mes këmbëve të tij, teksa bashkëlojtarët po e 'ngushëllonin' pasi është një gabim që mund t’i ndodhë secilit.

Girona do të presë Feyenoord në raundin e 2-të të Champions League, ndërsa PSG do të presë Arsenalin në një derbi të madh.