Kolonelit prej kohësh nuk ka kush t'i shkruaj!
Por, për fat, sot atij i kanë ardhur dy mesazhe. Njëri nga Big Brother, nga Luisi, që paska ngritur një dolli për të, dhe mesazhi tjetër nga përtej oqeanit, nga SHBA ku Evi Kokalari, e cila, që nga sot e konsideron atë kundërshtar të saj.
Mesazhi i Luisit, me të drejtë e ka ekzaltuar Kolonelin. I gjendur i izoluar nga Perëndimi, ku edhe pse u qëllua në një miting të fraksionit të vet, askush nga liderët politikë të partive simotra evropiane, por edhe të Kosovës, nuk i çuan asnjë mesazh keqardhjeje, tashmë, një dolli nga Big Brotheri, e ekzalton si të kish fituar zgjedhjet.
Për të, nuk ka rëndësi nga i vjen mesazhi, rëndësi ka që për disa orë do jetë në qendër të vëmendjes së opinionit publik, mediave dhe rrjeteve sociale si Ai, edhe mesazhdërguesi.
Tek e fundit, të dy kanë nevojë për audiencë. Dhe me këtë rast, loja del, Win-Win. ( fito-fito)
Për mesazhin e dytë, atë të Evit, jam i bindur, me aq sa e njoh, që as ia ndien fare, po faare!
Nga Evi e mori atë që donte kur ishte fare vetëm. Tani që i janë shtuar ce evër të tjerë, never nuk ia ndien më për Evër!
Evi po u thot sot shqiptarëve se Berisha po e çon PD-në në humnerë. Po thot sot, as më shumë e as më pak, por atë që ne kemi gati një vit që po e themi përditë që nga koha kur Koloneli vendosi të fillonte foltoren dhe me atë rast problemin e tij personal, e kthehu në çështje politike për gjithë shqiptarët duke e marrë peng të ardhmen e tyre.
E, ndërsa ne mbanim këtë qëndrim kundër tij, zonja e nderuar nuk linte televizion e media sociale pa sharë dhe hedhur baltë me një stil agresiv e fjalor të rëndë, shpesh herë dhe pa etikën delikate të komunikimit publik, mbi këdo që artikulonte me logjikë faktin se rikthimi i Kolonelit në krye të PD, do na çonte në humnerë.
Si perëndimore që është, Evi sot duhet t'u kërkojë ndjesë të gjithë atyre që i ka fyer pse mbanin në ato kohë qëndrimin që ajo mban sot ndaj Berishës.
Gjithsesi, Welkom te fjala jonë, Evi!