Kolumbi,arrihet marrëveshja historike
mes qeverisë dhe rebelëve 

Kolumbi,arrihet marrëveshja historike<br />mes qeverisë dhe rebelëve 
Qeveria kolumbiane dhe rebelët e FARK kanë nënshkruar marrëveshjen historike të paqes, duke i dhënë fund më shumë se 50 viteve konflikt.Të dyja palët kanë rënë dakord të punojnë së bashku për të zgjidhur probleme që kanë të bëjnë me diskriminimin social, për të bërë drejtësi për viktimat e konfliktit dhe për të ndërtuar një paqe afatgjatë e të qëndrueshme. 

“Sot mund të them nga thellësia e zemrës se përmbusha mandatin presidencial që më dhatë”, u shpreh presidenti Juan Manuel Santos i cili u zgjodh në vitin 2014 pikërisht me premtimin se do të arrinte paqen.

Marrëveshja e arritur u përshëndet nga SHBA dhe Bashkimi Europian. Presidenti i Parlamentit Europian Martin Schulz u shpreh se  marrëveshja e paqes shënoi një faqe të re në historinë e vendit .

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Mosdeklarim të pronësisë dhe dhunë/ 27 gjoba për 7 muaj! Kryetarja e AMA-s bën publike llojet e shkeljeve të kryera nga televizionet

Mosdeklarim të pronësisë dhe dhunë/ 27 gjoba për 7 muaj! Kryetarja e AMA-s bën publike llojet e shkeljeve të kryera nga televizionet