KOLUMBI - Një grua është ndaluar në aeroportin e Bogotas në Kolumbi ndërsa po tentonte të kalonte kufirin me 2 kg kokainë të fshehur brenda një barku plastik falso. Gjatë një ekzaminimi të parë të belit të gruas në fjalë nga policet, barku është dukur i ftohtë dhe i fortë.
Gruaja 28-vjeçare quhej Tabitha Leah Ritchie dhe punonte si asistente sociale në Toronto të Kanadasë. Policet, pasi dyshimeve që kishin, kanë dashur të bëjnë një kontroll më të imtësishëm të pasagjeres, që duhet të udhëtonte për në Toronto.
Pas kontrollit, është zbuluar se gruaja nuk ishte shtatëzanë, por kishte lidhur në trupin e saj një bark plastik, brenda të cilit u zbuluan dy pako të mëdha që përmbanin lëndë narkotike.
Redaksia online
(Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com