BOGOTA- Të paktën pesëmbëdhjetë efektivë të policisë së Bogotas, kanë humbur jetën si pasojë e rrëzimit të helikopterit. Helikopteri me të cilin po patrullonin policët u rrëzua pranë rajonit të Antioquias në Kolumbinë veri-perëndimore.

Autoritetet deklaruan se grupi i policëve ishte pjesë e njësisë ‘Agameon’, të e angazhuar në një operacion të vazhdueshëm në fushën kundër një grupi të trafikantëve të drogës dhe militantëve të quajtur"Usuga".

Mësohet se shkak i këtij aksidenti ka qënë moti i keq.


Redaksia Online
(d.a/Shqiptarja.com)