Një urë është shembur në afërsi të qytetit të Villavicencio në Kolumbi, ku kanë humbur jetën 11 person dhe janë plagosur disa dhjetëra të tjerë.
 
Sipas mediave lokale, ura ishte e një urë e varur e ndërtuar me litarë dhe dërrasa dhe besohet se shkak i shembjes së saj, ka qenë tejkalimi i peshës së lejuar në kalimin e urës.
 
Ura që ishte e lartë 80 metra, ishte një atraksion turistik në vend dhe mësohet se në momentin e shembjes së saj në numër i madh turistësh kanë qenë aty.

Ndërkohë mediat raportojnë se mes personave që kanë humbur jetën ka edhe fëmijë.

[gallery]20496[/gallery]
 
Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com