Kolumbi, vritet në atentat
mbretëresha e kokainës

Kolumbi, vritet në atentat<br />mbretëresha e kokainës
MEDELIN- Një trafikante droge në Kolumbi e njohur si "mbretëresha e kokainës" është qëlluar për vdekje në qytetin e Medelin. 69 vjeçarja Griselda Blanco u godit me breshëri në momentin kur po dilte nga një dyqan mishi. Sipas mediave vendase dy persona në motor kanë mbërritur pranë këmbëve të saj dhe e kanë qëlluar me plumba në kokë duke e lënë të vdekur.

Blanco ishte një ndër të parët persona që kontrolloi një linjë trafiku të kokainës nga Kolumbia drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës që në vitet 1970-1980. Ajo krijoi shumicën e linjave të trafikut pas dënimit me 20 vite burg për tregtim ilegal droge. Blanco dyshohet se ka urdhëruar vrasjen e dhjetra rivalëve të saj me qëllimin për të marrë nën kontroll ato segmente të trafikut që nuk i kishte në dorë.

Ajo u dënua nga një gjykatë amerikanë për trafik droge në vitin 1985 dhe kaloi 20 vite në burg në Shtetet e Bashkuara përpara se të dërgohej sërish në Kolumbi në vitin 2004. Familja e saj pretendonte se pas kthimit në Kolumbi ajo kishte prerë të gjitha lidhjet me krimin e organizuar. Policia në Medellin tha se është duke hetuar për të zbuluar motivet e kësaj vrasjeje.
(dm/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Zjarr në ish-uzinën e përpunimit të naftës në Ballsh

Zjarr në ish-uzinën e përpunimit të naftës në Ballsh