Një automjet ka dalë nga rruga dhe për pasoja ka rënë nga një lartësi rreth 20 metra.

Sipas policisë ngjarja ka ndodhur rreth orës 09:15 në aksin rrugor Shkodër - Koman në vendin e quajtur Qafa e Komanit.
 
Mjeti Landrover me targa AA 126 KR ka dalë nga rruga dhe ka rënë nga një lartësi 20 metra dhe si pasojë ka mbetur i plagosur drejtues i makinës shtetasi Z.L, 22 vjeç, banues në Shkodër.
 
Drejtuesi i mjetit është transportuar menjëherë me autoambulancë në Spitalin Rajonal Shkodër dhe ndodhet në gjendje kome.
 
Veprimet po kryhen me grup hetimor dhe paraprakisht shkaku i aksidentit dyshohet drejtimi i parregullt i mjetit, në përfundim do jepet informacioni i plotë.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com