Mahmut Halimi atë kohë ishte gjyqtar hetues. Së bashku me hetuesin kanadez, Gi Bourassa kishin siguruar prova kundër Ivanoviçit. Por, shefi i xhandarmërisë franceze kishte refuzuar arrestimin. Ishte arsyetuar se nëse arrestohet ai, “ndizet lufta e tretë botërore”, shkruan Koha Ditore.
Mahmut Halimi dhe Gi Bourassa kishin siguruar prova të mjaftueshme për ta arrestuar Oliver Ivanoviçin që në fillim të vitit 2000. U duhej mbështetje operative për ta realizuar këtë. Kërkesën ia kishin bërë direkt shefit të xhandarmërisë franceze në Mitrovicë, nga i cili kishin marrë refuzim.
Halimi atë kohë ka qenë gjyqtar hetues në Gjykatën e Qarkut në Mitrovicë, ndërsa Bouruassa hetues në Njësinë për krime lufte në UNMIK. Kishin punuar dhe siguruar prova, që, siç i kishin arrestuar edhe 7 serbë të tjerë, të arrestonin edhe Ivanoviçin, që dyshohej se si drejtues i një njësie policore kishte marrë pjesë në pushkatimin e 22 shqiptarëve në Lagjen e Kovaçëve në Mitrovicë më 14 prill 1999. Ndërkohë edhe të dyshuarit tjerë kishin ikur nga burgu i Mitrovicës.
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)