PRISHTINË -Komandanti i KFOR-it, Gjeneral Major Francesco Paolo Figliuolo, u takua sot me Ambasadoren e Republikës Federale të Gjermanisë në Kosovë, Angelika Viets, në kampin "Film City" në selinë e KFOR-it të NATO-s në Prishtinë.
Gjatë takimit, gjenerali Figliuolo dhe Ambasadorja Viets folën për situatën e përgjithshme të komuniteteve në Kosovë me theks të veçantë në veri dhe zhvillimet e fundit politike, bën të ditur KFOR në njoftimin e dërguar.
Gjeneral Figliuolo theksoi rëndësinë e mbështetjes së kontigjentit gjerman i përbërë nga rreth 650 anëtarë të shërbimit.
Përveç performancës së shkëlqyer të kompanisë gjermane të manovrimit, Komandanti i KFOR-it theksoi edhe punën e shkëlqyer në spitalin fushor ushtaraktë Prizrenit, i menaxhuar nga njësia e specializuar gjermane. Objekti, një spital i nivelit 3, kryen trajtim të mjaftueshëm të përgjithshëm të pacientëve duke përfshirë diagnostifikimin, mbajtjen dhe trajtimin e pacientëve.
Gjeneral Figliuolo shprehu mirënjohjen e tij për kontributin ekontigjentit gjerman, duke theksuar profesionalizmin dhe përpjekjet në lehtësimin e dialogut ndërmjet përfaqësuesve fetarë dhe autoriteteve civile dhe vendore në zonën e përgjegjësisë.
Ambasadorja Viets konfirmoi se Gjermania do të vazhdojë të mbështes misionin e KFOR-it si një nga kontribuesit më të rëndësishëm.
Kosove-Komandanti i KFOR-it, Gjeneral Major Francesco Paolo Figliuolo, u takua me Ambasadoren e Gjermanisë në Kosovë, Angelika Viets
Komandanti i KFOR-it dhe Ambasadori gjerman ranë dakord mbi vlerën e rolit të KFOR-it për të kontribuar, si reagues i tretë, për të mbështetur Policinë e Kosovës, EULEX-in dhe të gjitha organizatat vendore dhe ndërkombëtare dhe në ruajtjen e një mjedisi të qetë dhe të sigurt dhe lirinë e lëvizjes në tërë Kosovën nën Rezolutat e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara 1244.
Në njoftim theksohet se, këto takime periodike të ndërmarra nga Komandanti i KFOR-it me përfaqësuesit e komunitetit ndërkombëtar duke përfshirë autoritetet politike, ushtarake dhe civile në Kosovë dhe në rajonin e Ballkanit përfaqësojnë një faktor kyç të suksesit, në mënyrë që të harmonizohet qasje gjithëpërfshirëse për normalizimin, përmes dialogut dhe bashkëpunimit, të marrëdhënieve mes Prishtinës dhe Beogradit. /ATSh/