PRISHTINË, 20 Shtator /ATSH-B.Jashari/.-Komandanti i KFOR-it, Gjeneral Major Francesco Paolo Figliuolo vizitoi sot Grupin Shumëkombësh të Betejës Lindje (GSHB-L), në kampin Bondsteel, i cili ndodhet afër Ferizajt në pjesën lindore të Kosovës.
Gjenerali Figliuolo shprehu vlerësimin e tij për profesionalizmin e trupave, duke theksuar përpjekjet e bëra për të siguruar një mjedis të qetë dhe të sigurt të lëvizjes në gjithë Kosovën.
"Ky është një kontribut i veçantë për misionin e KFOR-it dhe shembull i jashtëzakonshëm i aftësisë për të punuar në një forcë shumëkombëshe dhe mjedis të përbashkët", tha gjenerali Figliuolo.
Përmes një njoftimi për shtyp, KFOR bën të ditur se, Gjeneralit Figliuolo gjatë vizitës së tij, takoi edhe dy njerëz të përfshirë në një aksident malor dhe të ndihmuar nga një ekip i KFOR-it.
Në orët e para të mëngjesit, me kërkesë të EULEX-it, një ekip amerikan ka kryer një operacion kërkim-shpëtimi me helikopter në Shqipëri, për të shpëtuar një anëtar të EULEX-it dhe një person civil të zhdukur.
Gjenerali Figliuolo vlerësoi ekipin amerikan për ndërhyrjen në kohë dhe theksoi se, koordinimi operacional midis EULEX-it dhe KFOR-it ka qenë efektiv.
Gjenerali Figliuolo gjithashtu u shpreh optimist, për autorizimin e lëshuar nga autoritetet shqiptare, për lejimin e helikopterëve të KFOR-it, që të fluturojnë mbi territorin e Shqipërisë.
GSHB-L ka në përbërje të tij, kryesisht ushtarë amerikanë (rreth 600), ndërsa bëjnë pjesë edhe ushtarë armenë, gjermanë, hungarezë, turqë, polakë që shërbejnë së bashku dhe kontribuojnë në suksesin e misionit të KFOR-it në Kosovë. e,xh//m.m/
/Shqiptarja.com