Komandanti i lartë i Hamasit vritet nga raketa izraelite, të vrarë edhe 15 anëtarë të tjerë të ushtrisë

Militantët e Hamasit konfirmuan sot se komandati kryesor i qytetit të Gazës, Bassem Issa u vra nga një sulm ajror izraelit. Issa është figura më e lartë ushtarake në Hamas që vritet nga Izraeli që nga viti 2014, ndërsa po ashtu si pasojë e sulmit u vranë edhe 15 anëtarë të tjerë të ushtrisë së Hamasit.

Lajmi për vrasjen e Issa u njoftua edhe nga Sigurimi i Brendshëm në Izrael, ku u tha se mes të vrarëve është edhe kreu i prodhimit të raketave dhe shefi i inxhinierisë në Hamas.

Të paktën 53 persona janë vrarë në Gaza që kur tensionet u përshkallëzuan të hënën, ndërsa 6 persona kanë humbur jetën në Izrael.

Në një deklaratë një ditë më parë, kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, u zotua për intensifikim të sulmeve, ndërsa paralajmëroi Hamasin se do të goditen në mënyra që nuk i kanë menduar kurrë.

Ditëve të fundit, Jerusalemi ka përjetuar dhunën më të rëndë ndër vite, ku më shumë se palestinezë janë plagosur në konfrontimet me policinë izraelite jashtë xhamisë al-Aqsa të hënën.

Fillimisht kërcënimi izraelit për të zhvendosur të paktën 20 familje nga shtëpitë e tyre prej 60 vitesh nxiti përplasjet mes palëve. Përplasje që nga dita e parë e fillimit të Ramazanit, 29 ditë më parë janë tensionuar ndjeshëm orë pas ore. Një muaj më parë, policia vendosi të rrethonte sheshin para portës së Damaskut me hekura për të bërë të pamundur grumbullimin e palestinezëve atje, duke rritur ndjeshëm pakënaqësitë. Qeveria e drejtuar nga Benjamin Netanyahu është përpjekur të minimizojë tensionet duke hequr barrierat. Gjykata e Lartë gjithashtu ka shtyrë vendimin për dëbimin e mundshëm nga shtëpitë të familjeve palestineze, por sërish kjo nuk ka qetësuar situatën.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Presidenti i Urdhrit Veterinar denoncon: Mandarinat në Shqipëri me mbetje pesticidesh të ndaluara në vendet e BE! Shkakojnë kancer

Presidenti i Urdhrit Veterinar denoncon: Mandarinat në Shqipëri me mbetje pesticidesh të ndaluara në vendet e BE! Shkakojnë kancer