Komandanti ukrainas: Forcat ruse godasin qëllimisht në fabrikën e Mariupolit ku janë strehuar njerëzit

Komandanti ukrainas: Forcat ruse godasin qëllimisht në fabrikën e Mariupolit ku janë strehuar njerëzit

Në një fjalim të hënën drejtuar liderëve botërorë, komandanti i Regjimentit të Azov, nënkoloneli Denys Prokopenko, tha se forcat ruse po qëllojnë në  fabrikën e çelikut Azovstal "me dëshirë" në Mariupol ndërsa qindra njerëz janë strehuar brenda. 

Prokopenko është komandanti i një prej njësive ukrainase që mbron qytetin port të Mariupol.

Prokopenko tha në një postim në llogarinë në Telegram se midis atyre që strehohen janë, “njerëz të të gjitha moshave, gra, fëmijë dhe familje të mbrojtësve të Mariupolit. Ata janë strehuar në bodrume dhe bunkerë nga 'bota ruse'".

Sipas Prokopenkos, ata që strehoheshin "gjetën të vetmen strehë të disponueshme pranë ushtarëve ukrainas, të cilët ende po mbrojnë qytetin nga pushtuesit rusë".


Lajmi kryesor:

Biden thirrje aleatëve: Sanksione të reja dhe izolim të Rusisë! Moska propozon armëpushim në fabrikën e çelikut! Bombardohet një spital afër Mariupolit, 300 njerëz nën rrënoja


G.B./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

E rëndë në SHBA, vriten me armë zjarri brenda shtëpisë çifti i shqiptarëve

E rëndë në SHBA, vriten me armë zjarri brenda shtëpisë çifti i shqiptarëve