Është dita e 55- të e luftës dhe tashmë ofensiva e trupave ruse kundër Ukrainës lindore ka filluar. Alarmi u ngrit nga presidenti Volodymyr Zelensky, i cili tha se tani mund të themi se trupat ruse kanë filluar betejën për Donbas, për të cilën janë përgatitur prej disa kohësh dhe se një pjesë e madhe e ushtrisë ruse tani i është përkushtuar kësaj ofensive.Ndërsa sipas analistëve, ky është fillimi i fazës së dytë të luftës. Ndërkohë bombardime ka pasur në Lviv, Kharkiv dhe Dnipro ndërsa Mariupolit është kthyer në një grumbull rrënojash dhe civilët e bllokuar në qytet janë të rraskapitur. Por zëdhënësi i Pentagonit, John Kirby, ka thënë se qyteti i Mariupolit nuk ka rënë dhe se ukrainasit po rezistojnë. Presidenti i SHBA, Joe Biden, në një komunikim me aleatët, kërkoi që të vendosen sanksione të tjera kundër Rusisë dhe izolimin e vendit. Nga ana tjetër, Ministri i Jashtëm rus, Sergey Lavrov ka deklaruar se Moska nuk do të përdorë armë bërthamore.
Forcat speciale të separatistëve të Donbasit filluan sulmin ndaj fabrikës së çelikut në Mariupol këtë mëngjes, ku trupat ukrainase po rezistojnë dhe ku kanë gjetur strehë edhe rreth një mijë civilë. Sipas përgjimeve të kryera nga Shërbimi i Sigurisë së Ukrainës, Moska do të kishte dhënë urdhër për t'i rrafshuar me tokë. Në darkë vonë është propozuar një armëpushim në zonën përreth punimeve të çelikut dhe hekurit Azovstal nga Ministria ruse e mbrojtjes. Ende nuk ka një reagim nga autoritetet ukrainase.
Rusia ka dëbuar 40 diplomatë evropianë. Kjo duke se ishte hakmarrja e Rusisë për të gjitha sanksionet që ka marrë Perëndimi ndaj saj.
Më tej sipas një zyrtari të lartë të administratës, zyrtarët e Departamentit të Shtetit të SHBA-së po shikojnë çdo mjet në dispozicion për ta mbajtur Rusinë përgjegjëse për luftën në Ukrainë, duke përfshirë mundësinë e etiketimit të Rusisë si një sponsor shtetëror i terrorizmit. Procesi mund të zgjasë disa javë përpara se të merret një vendim, tha zyrtari.
Zyrtarët në Ukrainën lindore kanë raportuar tetë të tjerë të vdekur civilë të hënën. Katër persona u vranë nga bombardimet ruse në zonën e Donetskut, shkroi guvernatori i rajonit në Telegram. Dhe të paktën katër të tjerë u vranë pasi qyteti i Kreminës ra në duart e armikut gjatë natës, sipas kreut të rajonit të Luhansk.
Të dy rajonet formojnë Donbasin e Ukrainës, ku presidenti Zelensky thotë se një betejë e madhe për kontroll është duke u zhvilluar.
Më herët sot, u raportuan se shtatë persona u vranë gjithashtu nga sulmet e reja me raketa në qytetin perëndimor të Lviv, dhe dy të tjerë në Kharkiv në veri.
Ministri i Jashtëm rus Sergei lavrov, tha se Rusia po fillon fazën tjetër të një operacioni special në Ukrainë. Ai vuri në dukje se operacioni rus synon çlirimin e plotë të republikave të Donetsk dhe Luhansk. Ministri shtoi se trupat ruse gjatë operacionit special në Ukrainë veprojnë vetëm kundër infrastrukturës ushtarake dhe jo kundër civilëve.
Një armëpushim është propozuar të mërkurën në zonën përreth punimeve të çelikut dhe hekurit Azovstal në qytetin jugor të Mariupol. Ministria ruse e mbrojtjes u citua nga agjencia e lajmeve Reuters.
Ukraina ende nuk ka komentuar mbi propozimin. Zona është bërë një fushë beteje kyçe në Ukrainën jugore dhe kuptohet se pjesa tjetër e forcave mbrojtëse të qytetit po qëndrojnë në bunkerë të nëndheshëm atje.
Raportet thonë se 1000 civilë janë gjithashtu të pranishëm, megjithëse media shtetërore ruse pretendoi në orët e fundit se rreth 120 ishin arratisur përmes korridoreve humanitare të martën.
Presidenti i SHBA-së Joe Biden thotë se do të vendosin sanksione më të rënda ndaj Rusisë.
"Këtë mëngjes pata një takim online me partnerët tanë për të diskutuar mbështetjen tonë për Ukrainën përballë agresionit rus. Ne jemi të përkushtuar të vazhdojmë ndihmën tonë dhe t'i imponojmë Moskës kosto të rënda ekonomike”, shkroi Biden pas bisedës me aleatët për Ukrainën.
Republika Çeke është e gatshme të riparojë tanket ukrainase dhe transportuesit e blinduar të ushtrisë ukrainase. Kjo është bërë me dije nga ministrja çeke e Mbrojtjes, Jana Cernochova.
Cernochova tha se Republika Çeke ishte vendi i parë që Ukraina kërkoi ndihmë për riparimin.
Republika Çeke ishte gjithashtu vendi i parë i huaj që furnizoi Ukrainën me tanke - T-72 të epokës sovjetike - dhe automjete luftarake këmbësorie BMP-1.
Boris Johnson premton se Britania e Madhe do të rrisë ndihmën e saj për Ukrainën duke ofruar sisteme artilerie për Ukrainën. Duke folur në Dhomën e Komunave, pas video-telefonatës me Joe Biden dhe aleatët e tjerë, ai tha se "është jetike që ne të mos lejojmë Putinin të përparojë" në Donbass. "Kjo është arsyeja pse ne po rrisim furnizimin tonë me armë të llojit që ukrainasve u nevojiten veçanërisht," shtoi Johnson , duke vënë në dukje se ky po bëhet "një konflikt artilerie". Dhe kjo është ajo që ne do të ofrojmë, përveç shumë ndihmave të tjera”, përfundoi kryeministri britanik.
Ushtarët amerikanë do të fillojnë trajnimin e ushtrisë ukrainase për përdorimin e mjeteve ushtarake, të dërguar nga Shtetet e Bashkuara. Zëdhënësi i Pentagonit John Kirby tha se trajnimi "nuk do të zhvillohet në Ukrainë dhe do të jetë sa më i shkurtër që të jetë e mundur."
"Ne nuk duam që ata të shpërqendrohen nga beteja, koha është armiku ynë", shtoi ai.
"Udhëheqësit e botës mbeten fort të bashkuar në mbështetjen e tyre për Ukrainën. Ne do të forcojmë më tej sanksionet tona kundër Rusisë dhe do të rrisim ndihmën tonë financiare dhe të sigurisë për Kievin". Kështu ka shkruar në Twitter Presidentja e Komisionit të BE-së, Ursula von der Leyen, pas pjesëmarrjes në video-telefonatën me presidentin amerikan Joe Biden dhe vendet aleate.
Ilya Ivanovich Navalny, i lindur në 1961, u vra në Bucha të Ukrainës. Pasaporta e tij u gjet pak metra larg trupit. Dhe, sipas Alexei Navalny, nuk është një rastësi, përkundrazi. "Gjithçka tregon se ai është vrarë për shkak të mbiemrit të tij”, thuhet në llogarinë zyrtare të tij në Twitter.
"Mbështetje e vazhdueshme për Ukrainën" dhe "përpjekje për ta bërë Rusinë të paguajë për veprimet e saj". Këto janë çështjet për të cilat diskutuan sot Presidenti i SHBA, Joe Biden dhe aleatët përmes një video-telefonate. Shtëpia e Bardhë njoftoi se udhëheqësit u pajtuan që një armëpushim duhet të arrihet sa më shpejt që të jetë e mundur për t'i dhënë fund vuajtjeve të popullatës civile. Së fundi, ata shprehën nevojën për intensifikimin e presionit sanksionues ndaj Moskës, si dhe ripërsëritën angazhimin për të diversifikuar burimet e energjisë me synimin për të reduktuar varësinë nga gazi rus.
“Qëllimi i Putinit është të na shfarosë. Qëllimi i Putinit është të zhdukë Ukrainën nga harta gjeopolitike e botës”. Kështu deklaroi ish-presidenti ukrainas Petro Poroshenko në një intervistë për TV francez Bfm. "Nuk ka fjalë të tjera përveç atyre të gjenocidit," shtoi ai, "barbarët rusë qëllojnë autobusët që evakuojnë nënat."
"Rusët hodhën një bombë të fuqishme në një spital afër Mariupol”, shkroi në Tëitter parlamentari ukrainas Sergiy Taruta.
"Sipas informacioneve të mia, atje janë rreth 300 persona nën rrënoja, mes tyre edhe fëmijë”. Sipas Taruta, disa civilë ishin refugjatë në spital "sepse nuk ka vende të tjera për t'u fshehur në një qytet të shkatërruar".
Presidenti rus, Vladimir Putin është takuar me kryeministrin armen Nikol Pashinyannë Rusi. Dy udhëheqësit diskutuan për çështjet aktuale të marrëdhënieve dypalëshe, si dhe masat për rivendosjen e lidhjeve ekonomike dhe të transportit në rajon.
Pala armene pret që diskutimet të çojnë edhe në një traktat të mundshëm paqeje midis Armenisë dhe Azerbajxhanit.
Inteligjenca britanike informoi qeverinë Johnson për fillimin e një faze të re në Ukrainë, e shënuar nga një luftë, pasoja shkatërruese të së cilës mund të zgjasin disa muaj.
Ky njoftim rrëzon poshtë parashikimet se nëse Moska do të dështonte në raundin parë të sulmit, do të gjendej përballë pamjaftueshmërisë së burimeve.
"Putini është i zemëruar për disfatat, është i vendosur të fitojë ndonjë fitore pavarësisht nga kostoja njerëzore”, kështu deklaruan ata.
Rusia ka dëbuar 40 diplomatë evropianë. Ministria shpalli “persona non grata” 21 diplomatë belgë, 15 nga Holanda dhe 4 punonjës të ambasadës austriake. Të gjithëve iu dha dy javë kohë që të largoheshin nga vendi. Kjo duke se ishte hakmarrja e Rusisë për të gjitha masat që ka marrë Perëndimi ndaj saj. Kjo është bërë e ditur nga TASS duke cituar Ministrinë e Jashtme ruse.
rusi.JPG" style="height:464px; width:780px" />
Ministri rus i Mbrojtjes Sergey Shoigu ka deklaruar se Perëndimi bën gjithçka për të zgjatur konfliktin në Ukrainë.
“Po bën gjithçka që kjo armiqësi të zgjasë”, tha ai.
‘Rusia do të përdorë vetëm armë konvencionale në Ukrainë’- tha ministri i Jashtëm rus, Sergey Lavrov gjatë një interviste me stacionin televiziv India Today, duke iu përgjigjur një pyetjeje për përdorimin e mundshëm të armëve bërthamore në konflikt.
Olena Kushnir, një ushtare dhe doktoresh e Gardës Kombëtare të Ukrainës, luftoi deri në frymën e fundit për lirinë e vendit të saj. Ajo humbi jetë ditën Pashkëve në një betejë në Mariupol.
Vajza ukrainase kishte humbur të shoqin vetëm pak ditë më parë se të vritej, por fatmirëssht arrit të shpëtonte djalin.
Një muaj më parë Olena kishte regjistruar një video në të cilën ajo tregonte situatën në Mariupol’, duke kërkuar ndihmë nga perëndimi.
“Mos t’ju vijë keq, unë jam një mjeke, një luftëtare, unë jam ukrainase, unë po bej detyrën time.”
Në videon, e xhiruar në një strehë sekrete dhe e shënjestruar nga propaganda ruse, Olena shfaqej me uniformë ushtarake dhe kërkonte me këmbëngulje evakuimin e Mariupolit “duke kërkuar ilaçe për popullatën, ndihmë për të plagosurit dhe varrim të denjë për të viktimat”.
“Në Mariupol ka ende njerëz, janë në bodrume dhe kanë nevojë për gjithçka. Nëse nuk doni të shpëtoni Mariupolin, ju lutem mbroni qytetarët. Ne nuk duam të jemi heronj dhe dëshmorë, nuk mund të thoni se nuk e dinit, sepse e keni ditur dhe keni pasur mundësi të merrni masa dhe të veproni”.
Ministri rus i Mbrojtjes Shoigu tha se ngjarjet e muajve të fundit kanë treguar se sa e rëndësishme është që Rusia të vazhdojë të përsos forcat e saj të armatosura.
Qëllimi i Rusisë tani është të perfeksionojmë armët dhe ushtarët e saj.
Kryeministri spanjoll, Pedro Sánchez, planifikon të udhëtojë në Kiev në ditët e ardhshme për të takuar presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky dhe për t'i përcjellë atij personalisht solidaritetin e Spanjës.
Forcat ruse hodhën bomba anti-bunker në fabrikën e çelikut Azovstal në Mariupol, ku ka qindra civilë si dhe anëtarë të regjimentit nacionalist Azov.
Këtë e deklaroi komandanti i regjimentit, nënkoloneli Denys Prokopenko, komandant i batalionit Azov, cituar nga Sky Neës .
Prokopenko tha në një video-mesazh se rusët përdorën këto bomba pavarësisht se e dinin se civilët janë ende në tunelet e uzinës së madhe.
Ministria e Mbrojtjes e Moskës u kërkon të gjithë luftëtarëve ukrainas dhe të huaj që të dorëzohen deri në orën 11 të mëngjesit me orën italiane dhe të largohen nga uzina e çelikut Mariupol, bastioni i fundit i rezistencës në qytet, deri në orën 13-15. Ata që do të dorëzojnë armët do të shpëtojnë jetën e tyre.
Kina "vazhdon të forcojë koordinimin strategjik me Rusinë" tha Ministria e Jashtme e Pekinit.
Rusia po fillon fazën tjetër të një operacioni special në Ukrainë. Kështu deklaroi ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov në një intervistë për India Today , cituar nga Interfax .
"Ky operacion do të vazhdojë, faza tjetër e këtij operacioni po fillon. Kam besim se ky do të jetë një moment shumë i rëndësishëm i gjithë operacionit special"., tha Lavrov.
Ai vuri në dukje se operacioni rus synon çlirimin e plotë të republikave të Donetsk dhe Luhansk. Lavrov sqaroui se Rusia nuk do që të ndryshojë regjimin në ukrainë
Ministri shtoi se trupat ruse gjatë operacionit special në Ukrainë veprojnë vetëm kundër infrastrukturës ushtarake dhe jo kundër civilëve.
“Duke folur për popullatën civile dhe të drejtën ndërkombëtare humanitare, normat e saj, mund t'ju siguroj edhe një herë se ushtria jonë po vepron kundër infrastrukturës ushtarake dhe jo kundër civilëve”, tha ai.
Greqia ka bllokuar mëngjesin e së martës një anije cisternë të interesave ruse me naftë të papërpunuar. Bllokimi i saj është bërë pas urdhërit të Autoritetit Kundër Pastrimit të Parave, në kuadrin e sanksioneve të Bashkimit Evropian kundër Rusisë.
Anija “Pegas¨ 250 metra e gjatë, me flamur rus, me 19 anëtarë të ekuipazhit, të gjithë shtetas rusë në bord, u ndalua në afërsi të qytetit bregdetar të Karystos në Evia ku është ankoruar nga autoritetet portuale. Cisterna për shkak të dëmtimeve mekanike shoqërohej nga një rimorkiator drejt gadishullit të Peloponezit, ku nafta do të transportohej në një cisternë tjetër, por në Kepin e Doros, mbizotëronin kushte të pafavorshme atmosferike, ndaj u ankorua në zonën detare të Karystos.
Për të tretën ditë radhazi asnjë korridor humanitar nuk pritet të hapet në Ukrainë. Lajmin e dha zëvendëskryeministrja ukrainase Iryna Vereshchuk.
Në një mesazh të dërguar në Telegram, Vereshchuk ka shpjeguar se edhe sot nuk do të ketë korridore humanitare.
Forcat ruse po sulmojnë përgjatë një fronti të gjerë, mbi 300 milje të gjatë, kanë thënë zyrtarët ukrainas, në një kohë kur pritet të nisë një ofensivë e re e Rusisë për të marrë Donabasin në lindje.
Forcat e presidentit rus Vladimir Putin po shtojnë sulmet në rajonet e Luhanskut dhe Donetskut, që të dyja janë pjesë e Donbasit, si dhe në zonën e Zaporizhzhia ,ë veriperëndim të Mariupolit, në lumin Dnipro.
Ekspertët thonë se fitorja në Donbas, ku separatistët rusë kanë luftuar prej vitesh, do t'i jepte Putinit një fitore shumë të nevojshme.
"Okupatorët u përpoqën të thyejnë mbrojtjen tonë. Për fat të mirë, ushtria jonë po reziston. Ata kaluan vetëm nëpër dy qytete, kjo është Kremina dhe një qytet tjetër i vogël. Ne nuk po heqim dorë nga asnjë nga territoret tona." tha Oleksiy Danilov, sekretar i këshillit të sigurisë kombëtare të Ukrainës.
Rusia bombardoi gjithashtu strehën relativisht të sigurt të Lviv gjatë të hënës, duke lënë të vrarë 7 persona.
Forcat ukrainase goditën një fshat rus në kufi. Lajmin vjen nga guvernatori i provincës Belgorod, Vyacheslav Gladkov. Në ditët e fundit, Rusia ka denoncuar vazhdimisht sulmet ruse përtej kufirit, dhe në javët e fundit ishte një depo karburanti që u godit.
Në Detin e Zi, raketat dhe mjetet ajrore ruse u tërhoqën gati 200 kilometra nga bregu. Kjo është raportuar nga komanda operacionale "Southern" e forcave të armatosura të Ukrainës, siç raportohet nga The Kiyv Independent. Megjithatë kërcënimi i sulmeve me raketa mbetet.
Fshati Golovchino, në rajonin kufitar rus të Belgorodit, u bombardua nga Ukraina. Këtë e ka bërë të ditur guvernatori Vyacheslav Gladkov, i cituar nga agjencia ruse e lajmeve Tass. Një grua dyshohet se u plagos nga bombardimi. "Ka një të plagosur, ajo është një banore vendase. Tani ajo po merr të gjithë ndihmën e nevojshme mjekësore", shtoi menjëherë pas kreut të rajonit Belgorod.
UNICEF Ukraina tha në një postim në Twitter më 18 prill se lufta e Rusisë ka “shkatërruar rrjetet e ujit dhe energjisë elektrike” në Ukrainë, duke lënë 4.6 milionë njerëz të tjerë me akses të kufizuar në ujë.
"Në total, mbi 6 milionë njerëz në Ukrainë po luftojnë çdo ditë për të pasur ujë të pijshëm, një nga nevojat më thelbësore të njeriut," shtoi më tej UNICEF.
Agjencia e OKB-së për të drejtat e njeriut tha në një përditësim më 18 prill se 2,072 civilë janë vrarë dhe 2,818 janë plagosur që nga 24 shkurti. Shumica e viktimave thuhet se janë shkaktuar nga "armët shpërthyese me një zonë të gjerë ndikimi", të tilla si granatimet e artilerisë së rëndë dhe sulmet ajrore.
ukraine.jpg" style="height:439px; width:780px" />
Banka Botërore ka ulur parashikimin e saj për rritjen globale për shkak të pushtimit të Ukrainës nga Rusia.
Në një thirrje për media të hënën, Presidenti David Malpass, tha se banka kishte ulur vlerësimin e saj të rritjes në vitin 2022 nga 4.1% në 3.2%, të udhëhequr nga ngadalësimet e rritjes në Evropë dhe Azinë Qendrore.
Në fillim të këtij muaji, institucioni tha se ekonomia e Ukrainës do të tkurej pothuajse me gjysmën e këtij viti si rezultat i luftës.
Ai parashikon se pushtimi i Rusisë do të shkaktojë më shumë dëme ekonomike në të gjithë Evropën Lindore dhe pjesë të Azisë, sesa pandemia e koronavirusit.
Konflikti në Ukrainë ka mbyllur gjysmën e bizneseve të vendit dhe ka ulur eksportet, tha Banka Botërore.
Banka ka dërguar pothuajse 1 miliardë dollarë ndihmë në Ukrainë deri më tani dhe ka premtuar 2 miliardë dollarë të tjerë në muajt e ardhshëm.
Në Detin e Zi, raketat ruse dhe mjetet ulëse janë tërhequr pothuajse 200 km nga bregu. Kjo u raportua nga komanda operacionale "Jug" e forcave të armatosura të Ukrainës, siç raportohet nga faqja e internetit The Kiyv Independent . Megjithatë, duhet theksuar se blloku i lundrimit dhe kërcënimi i sulmeve me raketa mbeten. Sipas komandës operacionale "Jug", luftëtarët ukrainas zmbrapsën sulmin e armikut rreth Aleksandrovka në zonën e Khersonit, shkatërruan 28 okupues dhe pesë njësi pajisjesh të Federatës Ruse, duke përfshirë të blinduara, inxhinieri, automobila dhe UAV.
Lufta e Rusisë kundër Ukrainës ka hyrë në një fazë të dytë, potencialisht vendimtare, me një sulm të ri rus në lindje që shënon provën më të madhe ende për mbrojtësit ukrainas.
Volodymyr Zelensky, presidenti i Ukrainës, përdori një fjalim video të natës të hënën për të deklaruar se "trupat ruse kanë filluar betejën për Donbasin", shkruan Sky News.
Ai tha: "Një pjesë shumë e madhe e të gjithë ushtrisë ruse tani është e përqendruar në këtë ofensivë. Pavarësisht se sa ushtarë rusë janë shtyrë atje, ne do të luftojmë. Ne do të mbrohemi."
Komentet sinjalizuan se një ofensivë e përqendruar ruse në lindje tani është duke u zhvilluar, me të dyja palët të vetëdijshme se kushdo që fiton betejën mund të diktojë drejtimin e ardhshëm të luftës.
Ukraina tashmë i ka dhënë Rusisë një goditje të rëndë duke i detyruar trupat e saj të braktisin një përpjekje për të kapur kryeqytetin Kiev.
Nëse forcat ukrainase mund t'i pengojnë ushtarët rusë të arrijnë objektivat e tyre në lindje, kjo do të forconte ndjeshëm dorën e Ukrainës në bisedimet e paqes, përveç nëse presidenti Vladimir Putin, zgjedh të përshkallëzohet edhe më tej duke lëshuar një sulm bërthamor, shton më tej Sky News.
Për Rusinë, në të kundërt, marrja e kontrollit të Donbasit, i cili përfshin rajonet e Donetskut dhe Luhanskut, është jetik për rikuperimin e vrullit në një luftë që është përfshirë nga pengesat, humbjet dhe dështimet për trupat ruse.
Suksesi rus në lindje gjithashtu ka të ngjarë të inkurajojë Putinin të dërgojë forcat e tij në veri për të përfunduar një kapje të plotë të vendit, duke rrëzuar qeverinë në Kiev.
Zyrtarët perëndimorë ende besojnë se ky është objektivi përfundimtar i pushtimit të Rusisë.
Kjo do të thotë se aksionet nuk mund të jenë më të larta, përfundon Sky News.
Ish-presidenti i SHBA-së, Donald Trump, bëri thirrje dje për t'i dhënë fund luftimeve në Ukrainë dhe një marrëveshje midis Presidentit Vladimir Putin dhe Volodymyr Zelensky për t'i dhënë fund dhunës.
“Nuk ka kuptim që Rusia dhe Ukraina nuk janë ulur duke punuar për një lloj marrëveshjeje”, tha Trump dje, më 18 prill.
Ditët e fundit, ish-presidenti amerikan i kishte bërë jehonë Presidentit Joe Biden, duke e quajtur atë që po ndodh në Ukrainë "një gjenocid".
"Nëse ata nuk gjejnë një marrëveshje së shpejti, paralajmëroi dje ish-presidenti, nuk do të ketë asgjë tjetër përveç vdekjes dhe shkatërrimit.
"Kjo luftë nuk duhej të ndodhte kurrë, por ndodhi. Një zgjidhje nuk do të jetë kurrë aq e mirë sa ajo që mund të ishte gjetur përpara se t'i jepej vend armëve, tha Trump, por një zgjidhje ekziston dhe duhet gjetur tani, jo më vonë. kur të gjithë të kenë vdekur!”.
Shtypi amerikan kujton se si në fillim të konfliktit në Ukrainë Trump tërhoqi kritika dypartiake për e quajtur vendimin e presidentit rus Vladimir Putin për të njohur zyrtarisht pavarësinë e provincave separatiste ukrainase në Donbass "shumë të zgjuar".
Presidenti i SHBA Joe Biden do të mbajë një telefonatë me aleatët më vonë sot për të diskutuar krizën e Ukrainës dhe se si të koordinohet për mbajtjen e Rusisë përgjegjëse.
“Presidenti do të thërrasë një video-telefonatë të sigurt me aleatët dhe partnerët për të diskutuar mbështetjen tonë të vazhdueshme për Ukrainën dhe përpjekjet për ta mbajtur Rusinë përgjegjëse si pjesë e koordinimit tonë të ngushtë”, tha Shtëpia e Bardhë në një deklaratë.
Presidenti francez Emmanuel Macron tha se dialogu i tij me presidentin rus Vladimir Putin kishte ngecur pasi u zbuluan vrasje masive në Ukrainë.
Rusia ka filluar të hedhë bomba "bunker-buster" në një fabrikë çeliku në Mariupol, ku ukrainasit nuk pranojnë të dorëzohen, ka pohuar komandanti i Regjimentit Azov të Gardës Kombëtare.
Denys Prokopenko, ushtarët e të cilit kanë qëndruar kundër forcave ruse në qytetin port kyç jugor, tha në një video-mesazh se bombat po bien edhe pse civilët janë strehuar në tunelet e uzinës.
Të dielën, kreu i policisë patrulluese të qytetit, Mikhail Vershinin, tha se shumë civilë, përfshirë fëmijë, janë fshehur në uzinë.
Ukraina vlerëson se 21,000 njerëz janë vrarë në Mariupol.
rusi.jpg" style="height:583px; width:780px" />
Gjatë ditës së 18 prillit në zonat Donetsk dhe Luhansk, ushtarakët e Forcave Aleate vazhduan të zmbrapsin sulmet dhe të shkatërrojnë automjetet e armikut. Kjo është bërë e ditur nga Agjencia për Mbrojtjen e Mjedisit.
Vihet re se ushtria ukrainase zmbrapsi me sukses shtatë sulme nga pushtuesit rusë.
Ushtarët e UAF shkatërruan pajisjet e mëposhtme të armikut:
- 10 tanke;
- 1 sistem artilerie;
- 18 njësi mjete të blinduara;
- 8 njësi mjete motorike;
- 1 mortaja e armikut bashkë me llogaritjen;
- 1 gjuajtës armik Su-30;
- 4 mjete ajrore pa pilot Orlan-10.
Rusia ka tërhequr trupat nga Kievi dhe ka zhvendosur pjesën më të madhe të fokusit të luftës së saj në Ukrainën lindore, pas një sërë humbjesh pranë kryeqytetit. Kjo shtytje në zonën e njohur si Donbas mund të nënkuptojë një konflikt të zgjatur.
Forcat e Vladimir Putin tashmë kanë shkaktuar një katastrofë humanitare në lindje, duke e kthyer Mariupolin në gërmadha, por ato nuk kanë arritur të shkaktojnë disfatë në ushtrinë e Ukrainës.
Nëse Rusia do të pushtonte të gjithë Donbasin, kjo do t'i jepte Putinit një lloj arritjeje nga lufta e Rusisë. Hapi tjetër do të ishte aneksimi i Donbasit, ashtu siç bëri me Krimenë pas një referendumi të diskredituar në 2014.
Nëse do të vinte përpara 9 majit, Rusia do të mund të festonte edhe në Ditën e Fitores, kur ushtria ruse ende shënon humbjen e Gjermanisë naziste në 1945.
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky kundërshtoi shqetësimet e zyrtarëve të SHBA-së dhe NATO-s se ushtria e tij do të kishte nevojë për trajnim të konsiderueshëm përpara se të merrte armë të avancuara nga vendet e tjera, duke i thënë CNN-it se forcat e tij kanë nevojë për armë shpejt dhe mund të mësojnë t'i përdorin ato po aq shpejt.
“Kam dëgjuar këto përralla të gjata se do të na duheshin muaj për të trajnuar trupat tona për të përdorur tanke të reja. Në rregull, na jep një tank të epokës sovjetike," tha Zelensky në një intervistë ekskluzive me Jake Tapper të CNN të premten.
“Ne jemi të përgatitur të përdorim çdo lloj pajisjeje, por duhet të dorëzohet shumë shpejt. Dhe ne kemi aftësinë për të mësuar se si të përdorim pajisje të reja. Por duhet të vijë shpejt.”
Zelensky tha në intervistën nga zyra e presidentit në Kiev se armët e ofruara nga SHBA dhe vende të tjera, duke përfshirë paketën e re të ndihmës së sigurisë prej 800 milionë dollarësh të administratës Biden, e kanë ndihmuar vendin e tij t'i rezistojë pushtimit rus.
Por ai tha se do të nevojiteshin më shumë dhe trajnerët e vendit të tij do të ishin në gjendje t'i përshpejtonin forcat e tij shpejt.
Kryebashkiaku i Mariupolit tha se rreth 40,000 civilë nga qyteti ishin "deportuar me forcë" në Rusi ose në rajonet e kontrolluara nga Rusia të Ukrainës, shkruan BBC.
Duke folur në televizionin ukrainas, Vadym Boichenko tha se numrat ishin "verifikuar përmes regjistrit komunal".
Nuk ishte e mundur të konfirmoheshin në mënyrë të pavarur shifrat dhe Rusia ka mohuar të ketë shënjestruar civilët.
Anna Foster e BBC-së në Kiev thotë se dëbimet e detyruara janë përmendur më parë dhe ishin shumë të vështira për t'u verifikuar.
Më shumë se 400,000 njerëz jetonin në Mariupol përpara pushtimit, dhe të paktën 140,000 mijë arritën të largoheshin nga qyteti.
Sirenat e sulmit ajror kanë rënë në kryeqytetin ukrainas, siç raporton redaktorja e sigurisë dhe mbrojtjes i Sky, Deborah Haynes, e cila ndodhet në Kiev.
Kjo vjen disa orë pasi presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelenskyy deklaroi se forcat ruse kanë filluar betejën për rajonin lindor të Donbasit.
Në një fjalim të hënën drejtuar liderëve botërorë, komandanti i Regjimentit të Azov, nënkoloneli Denys Prokopenko, tha se forcat ruse po qëllojnë në fabrikën e çelikut Azovstal "me dëshirë" në Mariupol ndërsa qindra njerëz janë strehuar brenda.
Prokopenko është komandanti i një prej njësive ukrainase që mbron qytetin port të Mariupol.
Prokopenko tha në një postim në llogarinë në Telegram se midis atyre që strehohen janë, “njerëz të të gjitha moshave, gra, fëmijë dhe familje të mbrojtësve të Mariupolit. Ata janë strehuar në bodrume dhe bunkerë nga 'bota ruse'".
Sipas Prokopenkos, ata që strehoheshin "gjetën të vetmen strehë të disponueshme pranë ushtarëve ukrainas, të cilët ende po mbrojnë qytetin nga pushtuesit rusë".
Sipas njoftimeve nga Ukraina 24, thuhet se bombat janë duke u zhvilluar në Kharkiv, shkruan La Repubblica.
Zëdhënësi i Pentagonit, John Kirby, ka thënë se Mariupoli nuk ka rënë, pavarësisht se Rusia e goditi.
"Ne kemi vazhduar të shohim përqendrimin e sulmeve ajrore dhe artilerisë së tyre në Donbas dhe në jug, veçanërisht përreth dhe në Mariupol," tha Kirby.
Ukrainasit po rezistojnë, tha ai, pavarësisht veprimeve gjithnjë e më agresive nga Rusia.
"Rusët po bëjnë atë që ne e quajmë 'formësim'", tha Kirby, që do të thotë se ata po vendosin kushte për sulme më të mëdha dhe më të hapura në lindje të Ukrainës.
Kirby diskutoi gjithashtu se si ushtarët amerikanë së shpejti do të stërvitnin anëtarët e ushtrisë ukrainase se si të përdornin hausitizuesit, armë artilerie të ofruara nga SHBA.
Armët janë pjesë e një pakete ushtarake prej 800 milionë dollarësh (614 milionë £) nga SHBA në Ukrainë, që përfshin sisteme artilerie, fishekë artilerie dhe anije të mbrojtjes bregdetare pa pilot.
Disa shpërthime u dëgjuan në Mykolaiv, në lindje të Odessas. Kështu ka shkruar në Facebook kryetari i bashkisë së qytetit, Oleksandr Sienkevych, sipas raportimeve të Ukrinform.
"Ne jemi duke sqaruar situatën. Unë do të jap përditësime në mëngjes," shtoi ai.
Serhiy Pantelieiev, nënkryetari i departamentit të hetimit të Policisë Kombëtare, tha se 269 persona janë vrarë nga ushtria ruse në Irpin.
Më tej ai shtoi se ata kishin zbuluar shtatë vende të ekzekutimit në Irpin, një qytet në veriperëndim të Kievit që duroi luftime të rënda dhe pushtim rus, shkruan The Kyiv Independent
Ministria e Punëve të Jashtme njoftoi se 16 vende kanë rinisur punën brenda kryeqytetit. Këtu përfshihen Franca, Italia, Letonia, Lituania, Estonia, Polonia, Turqia, Republika Çeke, Sllovenia, Vatikani, Moldavia, Gjeorgjia, Irani, Kazakistani, Taxhikistani, Turkmenistani dhe delegacioni diplomatik i BE-së në Ukrainë, shkruan The Kyiv Independent.
Ushtria ruse do të ketë vështirësi të plotësojë arsenalin e saj të raketave, helikopterëve dhe pajisjeve të tjera ushtarake, mes sanksioneve ndërkombëtare, tha presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky gjatë një fjalimi video të hënën.
"Ushtria ruse nuk po e ngadalëson përdorimin e raketave kundër Ukrainës, megjithëse duhet të kishte kuptuar se do të ishte jashtëzakonisht e vështirë të rivendoste rezervat e saj raketore përballë sanksioneve ekzistuese," tha Zelenksy.
“Një proces i ngjashëm po zhvillohet me armët e tjera ruse. Prodhimi i artilerisë, avionëve, helikopterëve të rinj dhe kryqëzuesve të rinj nën sanksione do të jetë një detyrë e frikshme për Rusinë”, shtoi ai.
Presidenti i SHBA Joe Biden nuk ka plane të vizitojë Ukrainën për momentin, pavarësisht thirrjeve të homologut ukrainas Volodymyr Zelensky për të treguar mbështetjen e Uashingtonit me një mision në Kiev. Këtë e ka përsëritur edhe zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Jen Psaki. "Nëse dikush do të shkonte, nëse dhe kur, ne nuk do ta thonim për arsye sigurie," shtoi ajo, në dritën e mundësisë që të dërgohej një përfaqësues i lartë, si Sekretari i Shtetit Antony Blinken ose shefi i Pentagonit, Llyod Austin. në vendngjarje. Përsa i përket rihapjes së ambasadës amerikane në Kiev, “është sigurisht qëllimi ynë, padyshim që prania diplomatike atje është e rëndësishme”.
Sipas një zyrtari të lartë të administratës, zyrtarët e Departamentit të Shtetit të SHBA-së po shikojnë çdo mjet në dispozicion për ta mbajtur Rusinë përgjegjëse për luftën në Ukrainë, duke përfshirë mundësinë e etiketimit të Rusisë si një sponsor shtetëror i terrorizmit. Procesi mund të zgjasë disa javë përpara se të merret një vendim, tha zyrtari.
Sipas Departamentit të Shtetit, përkufizimi i një shteti sponsorizues të terrorizmit është një vend që "ka ofruar në mënyrë të përsëritur mbështetje për aktet e terrorizmit ndërkombëtar". Janë vetëm katër vende që aktualisht etiketohen si sponsorë shtetërorë të terrorizmit nga SHBA: Koreja e Veriut, Irani, Kuba dhe Siria.
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky i kërkoi presidentit amerikan Biden në një nga bisedat e tyre të fundit telefonike të caktojë Rusinë një sponsor shtetëror të terrorizmit, raportoi CNN javën e kaluar.
SHBA ka vendosur tashmë sanksione të ashpra ndaj Rusisë për luftën në Ukrainë, por shtimi i Rusisë në listë do të ishte një veprim simbolik që do të shkaktonte gjithashtu një kosto edhe më të madhe për ekonominë e Rusisë. Kjo do të çonte në veprime të tilla si ndalimi i Rusisë nga blerja e artikujve të caktuar që mund të përdoren komercialisht ose ushtarakisht, dhe sanksione ndaj njerëzve dhe vendeve të tjera që ende janë të angazhuara në tregti të caktuar me Rusinë.
Zyrtarët në Ukrainën lindore kanë raportuar tetë të tjerë të vdekur civilë të hënën.
Katër persona u vranë nga bombardimet ruse në zonën e Donetskut, shkroi guvernatori i rajonit në Telegram.
Dhe të paktën katër të tjerë u vranë pasi qyteti i Kreminës ra në duart e armikut gjatë natës, sipas kreut të rajonit të Luhansk.
Të dy rajonet formojnë Donbasin e Ukrainës, ku presidenti Zelensky thotë se një betejë e madhe për kontroll është duke u zhvilluar.
Më herët sot, u raportuan se shtatë persona u vranë gjithashtu nga sulmet e reja me raketa në qytetin perëndimor të Lviv, dhe dy të tjerë në Kharkiv në veri.
ukraine.jpg" style="height:519px; width:780px" />
"Faza e dytë e luftës ka filluar," tha shefi i shtabit të Presidentit të Ukrainës Zelensky.
Vërejtjet e Andriy Yermak i bënë jehonë paralajmërimit të dhënë nga zyrtari më i lartë i sigurisë së Ukrainës se Rusia kishte nisur ofensivën e saj të re në lindje të hënën në mëngjes.
Duke iu drejtuar ukrainasve, Yermak shkroi në aplikacionin e mesazheve Telegram: "Besoni në ushtrinë tonë, ajo është shumë e fortë".
Ofensiva e trupave ruse kundër Ukrainës lindore “ka filluar”. Kështu deklaroi guvernatori ukrainas i rajonit të Luganskut, Sergei Gàdà.
"Është ferr. Ofensiva ka filluar, ajo për të cilën po flasim për javë të tëra," tha ai në Facebook.
"Ka luftime në Rubizhne dhe Popasna, luftime të pandërprera në qytete të tjera paqësore," shtoi ai, pak pasi njoftoi në Telegram vdekjen e katër civilëve në Kreminna, një qytet i marrë sot nga rusët.
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, deklaroi se ofensiva e frikshme ruse në lindje të vendit ka filluar.
"Tani mund të themi se trupat ruse kanë filluar betejën për Donbass, për të cilën janë duke u përgatitur prej disa kohësh. Një pjesë e madhe e ushtrisë ruse tani i është përkushtuar kësaj ofensive”, ka shkruar Zelensky në llogarinë e tij në Telegram.
Me kete plakush idiot qe ka Amerika president do plas lufta e trete , duhet te kerkojne nje zgjidhne diplomatike dhe jo te furnizojne me arme se do te kete vetem viktima dhe situate te agravuar dhe pa rrugedalje prandaj bota te kerkoj te zgjidhe konfliktin me dialog politikIsht dhe jo te mundohen te shesin arme duke vrare njerez te pafajshem
PërgjigjuFITORE,per popullin patriotik te Ukraines.
PërgjigjuPse nuk vjen ne Ukraine Joe Biden? Keshtu lihet miku ne balte. Per ate Amerike dhe ate NATO Zhelenski po ben kurban tek Putini popullin ukrainas.
Përgjigju