Kapiteni rus që komandoi nëndetësen në sulmin ndaj Ukrainës, Stanislav Rzicki, zëvendës shef i departamentit për punë mobilizuese, është vrarë në rrethana që aktualisht janë duke u hetuar.

42-vjeçari është qëlluar me armë zjarri mëngjesin e sotëm teksa vraponte në afërsi të Olympus Arena në Krasnodar.

Sulmuesi qëlloi Rzickin katër herë “në shpinë dhe në gjoks” para se ai të zhdukej.