Komandot turke vrasin
rrëmbyesin e një trageti

Komandot turke vrasin<br />rrëmbyesin e një trageti
Forcat komando të Turqisë arritën të liroin tragetin e sekuestruar, duke vrarë rrëmbyesin e vetëm që terrorizoi ekuipazhin. Në një lajm të dhënë mediave, guvernatori i Stambollit Husein Avni Mutlu tha se ekuipazhi u arrit të shpëtohej i padëmtuar dhe ende nuk ka informacione mbi identitetin e rrëmbyesit.

Më parë ishte njoftuar se pesë ekstremistë kurdë të armatosur kishin rëmbyer tragetin.

Tragetit Kartepe me 18 udhëtarë në bord, mes tyre edhe 5 gra, iu mbarua karburanti pas largimit nga qyteti Izmit dhe u ankoruan në Detin Marmara, ku thuhet se komandot e sulmuan atë.. Në bord ishin edhe 6 anëtarë të ekuipazhit.
Media turke njoftoi se trageti po udhëtonte mes qyteteve Izmit dhe Golcuk në provincën Kocaeli dje në mbrëmje, kur rrëmbyesit e morrën atë nën kontroll.

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Spahiu thirrje: Rama dhe Kurti të fillojnë bashkimin e Shqipëri-Kosovë në një shtet kombëtar

Spahiu thirrje: Rama dhe Kurti të fillojnë bashkimin e Shqipëri-Kosovë në një shtet kombëtar