Shqipëria merr një lajm të mirë në prag të dy ndeshjeve më të rëndësishme në historinë e saj, teksa mbrojtësi Mërgim Mavraj është rikuperuar duke u rikthyer në stërvitje me ekipin e tij në Gjermani. 

Mbrojtësi i kombëtares i është bashkuar pjesës tjetër të skuadrës së Koln në stërvitje. Mavraj zhvilloi ushtrimet e vrapimeve me shokët e ekipit, duke dhënë shenja se është rikuperuar plotësisht nga operacioni në gju.

Mavraj është i domosdoshëm për dy ndeshjet e fundit në kualifikueset e Euro 2016, më 8 Tetor ndaj serbëve dhe më datë 11 Tetor në transfertën në Armeni.



d.b/shqiptarja.com