Kombëtarja, stërvitje me grup 
​të reduktuar pas humbjes

Kombëtarja, stërvitje me grup <br />​të reduktuar pas humbjes
Dita pas humbjes ndaj Luksemburgut reflektohet në fytyrat e lojtarëve të Kombëtares Shqiptare të cilët zbarkuan në kompleksin stërvitor në Luksemburg për seancën e fundit stërvitore në këtë vend.

Grupi i reduktuar dhe dukshëm i zhgënjyer për atë disfatë u shfaq gjatë orëve të paradites të së martës në kompleks.

Vetëm një pjesë e organikës zhvilloi fillimisht disa ushtrime me top dhe sipasa asaj që raportoi Supersport, seanca u drejtua nga zëvendësi i De Biasit, Marco Veronese.

Pjesa tjetër e skuadrës qëndroi në hotelin e Kombëtares për të zhvilluar seanca të lehta stërvitore pas ngarkesës së madhe fizike që mori në sfidën miqësore të Luksemburgut.

Tashmë ndalesa e radhës për kuqezinjtë do të jetë Turqia, aty ku De Biasi dhe të besuarit e tij do të përgatisin ndeshjen zyrtare kundër Izraelit.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Institucionet e drejtësisë refuzojnë komisionin ‘Antikorrupsion’, Prokuroria e Përgjithshme për Report Tv: S'marrim pjesë, japim opinion nëse na kërkohet

Institucionet e drejtësisë refuzojnë komisionin ‘Antikorrupsion’, Prokuroria e Përgjithshme për Report Tv: S'marrim pjesë, japim opinion nëse na kërkohet